Sheshi i Bujanocit sonte i takoi myslimanëve (foto)
Lokale

Sheshi i Bujanocit sonte i takoi myslimanëve (foto)

14.Jul.2014 22:33
0

Për herë të parë në sheshin e qytetit të Bujanocit shtrohet iftar në shenjë solidarizimi me besimtarët mysliman të kësaj komune dhe më gjerë.

Një organizim për të pasur zili, i cili mblodhi mbi 500 agjërues në një vend, shqiptarë e romë.

Sipas organizatorëve shtrimi i një darke të tillë është mundësuar nga qytetarët e Bujanocit të cilët kanë biznese private por edhe qytetarë të tjerë, përfshirë edhe nga jeta publike që e kanë pa të rrugës një vepër si kjo në këtë muaj të Ramazanit.

Naser Sulejmani, njëri prej iniciatorëve të këtij iftari, përshëndeti të pranishmit të cilët i falënderoi për pjesëmarrje, përderisa prezantoi edhe mysafirin nga Shipashnica e Kosovës, Idriz Dermakun.

Hoxhë Dermaku qysh në fillim falënderoi organizatorët për shtruarjen e këtij iftari madhështor.  Ai me këtë rast shpjegoi ajete Kuranore si dhe mori shembuj nga hadithet e profetit Muhamed.

Me këtë rast hoxha porositi se ky iftar “duhet të shërbejë për të bashkuar myslimanët”, raporton Titulli.

Mirëpo, si duket iftari i organizuar nuk i ka pëlqyer edhe zyrtarëve komunal, të cilët, sipas organizatorëve kanë qenë të ftuar të jenë pjesëmarrës në këtë iftar mes vëllezërve.

Një fushatë kundër iftarit të sotëm, gjatë javës që e lamë pas, ishte ndërmarrë nga personat në pushtet që bartin pozita drejtuese, përderisa ajo sot kulmoi me postimin e shefit të kabinetit të kryetarit të Komunës së Bujanocit-Nagip Arifi, Arbër Pajazitit, ku me ironi në profilin e tij ka vendosur statusin “Iftar Party”.

Të pyetur nga Titulli lidhur me postime të tilla nga zyrtarë shqiptar-mysliman që drejtojnë me komunën e Bujanocit, organizatorët mbetën të habitur.

“Nuk kemi pritur se edhe iftaret që organizohen do të politizohen në këtë mënyrë. Kjo është shumë e ulët nga ana e Pajazitit”, thekson njëri nga organizatorët i cili ndihmonte në ndarjen ushqimit për agjëruesit.

Me këtë rast organizatorët falënderuan për pjesëmarrje në iftar të gjithë qytetarët, ndërsa një falënderim i veçantë iu dedikua edhe vullnetarëve të cilët shërbyen të pranishmit me ushqim.

Iftarin e sotëm e nderoi me pjesëmarrje edhe deputeti në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi si dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri./Titulli.com/

Fillon shtruarja e asfaltit të shumëpritur në Mal Tërnoc
Objektet e banimit dhe ndërtesa ndihmëse në rajonin e Bujanocit (Shtëpi të vjetra, oda, hambare, koshe)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration