
Serbia drejt zgjedhjeve të reja? Vuçiç paralajmëron skenarin e mundshëm
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen më 8 qershor, në rast se qeveria e re nuk formohet brenda 30 ditëve nga konstatimi i dorëheqjes së kryeministrit Milos Vuçeviç në Kuvendin Kombëtar.
Deklaratat Vuçiç i bëri gjatë mbledhjes së qeverisë, ku miratoi propozimin për shpalljen e datës 18 mars si Ditë Zie, në shenjë solidariteti me Maqedoninë e Veriut, pas tragjedisë së rëndë që shkaktoi vdekjen e të paktën 59 personave dhe plagosjen e mbi 150 të tjerëve.
Gjatë bisedës me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, Vuçiç konfirmoi se dorëheqja e Vuçeviç do të konstatohet zyrtarisht më 18 mars. Sipas tij, nëse brenda 30 ditëve nuk formohet një qeveri e re, vendi do të shkojë në zgjedhje, me shumë gjasa më 8 qershor.
Presidenti serb foli gjithashtu për procesin zgjedhor në Kosovë, duke shprehur shqetësim për numërimin e votave dhe rezultatet e Listës Serbe. Ai deklaroi se Lista Serbe ka siguruar 10 mandate në zonat serbe, por rezultati i Nenad Rasiç u ndikua nga votat e marra në zonat me shumicë shqiptare, të cilat nuk u mbikëqyrën nga vëzhguesit serbë.
Vuçiç gjithashtu konfirmoi se 83 shtete kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Panairin e Specializuar EXPO 2027 dhe i ftoi ministrat të përqendrohen në detyrat e tyre, duke theksuar se “njerëzit duan të shohin një shtet të angazhuar”.
Duke folur mbi sistemin arsimor, Vuçiç theksoi se duhet vlerësuar nëse ka mësues që nuk duan të punojnë, si dhe të sigurohet që procesi mësimor të mos ndikohet nga problemet aktuale.
Me këto deklarata, presidenti i Serbisë e përqendroi vëmendjen tek sfidat politike, ekonomike dhe shoqërore me të cilat po përballet vendi, duke sinjalizuar futjen drejt fushatës elektorale.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucic-vv.jpg): failed to open stream: No such file or directory