Sa afër dhe sa të panjohur ndërmjet veti
Vështrime

Sa afër dhe sa të panjohur ndërmjet veti

06.Aug.2013 14:34
0
Njerëzimi sot nuk vuan për shkencë, ndërsa fatkeqësisht, shkencëtarët vuajnë së bashku me njerëzit e artit për njerëzi!  Shkruan: Iljasa Salihu iljasa salihu   Gojën plot me fjalë të mëshirës dhe mishërimit, ndërsa këmbët e ngurta për të shkuar tek vendi ku përpos mëshirës kërkohet edhe drejtësi. Thjeshtë, ata kërkonin të drejtën e tyre, ndërsa e drejta e tyre ishte një pjesë e pasurisë së të pasurve. Të pasurit që ndonjëherë shkonin për ta falur namazin në Xhami, namaz ky që nuk arrinte dot t’ia ndalte me lejen e Zotit rrezatimin e injorancës dhe koprracinë e tyre, me krekosje thoshin se përse ata nuk punuan ngjashëm siç punuam ne, ndërsa qëllimisht i iknin pyetjes se përse ata Zoti i sprovoi me sëmundje dhe skamje, përderisa neve na dha shëndet të mirë. Madje prej tyre kishte që thoshin se të varfrit duhet mbytur me çekan, të cilët si gumëzhimë mize ia prishnin gjumin këtyre barkmëdhenjve. Këta harronin ta pranonin faktin e praruar që kishte të bënte me hakun e pasurisë, edhe pse shpesh e kishin dëgjuar ligjëruesin e tyre të thotë se një pjesë e pasurisë së të pasurit është hak i fukarasë dhe i meskinit, si dhe çdo shlyerje e këtij detyrimi nuk duhet të shoqërohet me krenari dhe përmendje, ngase thjeshtë, je duke i dhënë paratë që natyrshëm nuk të përkasin ty, por atij që qe i sprovuar me sëmundje dhe skamje. Për më keq, lloji i këtyre koprracëve flisnin për mëshirë, drejtësi dhe solidaritet, duke akuzuar njëkohësisht se përse të ngratit dhe të varfrit nuk janë duke punuar si këta, edhe pse po t’i ndërhynin të varfrit në veprimtarin e tyre, këta si të prekur prej djallit, do të rrezatonin urrejtje të harbuar. Fundja, të pasurit meqë aq shumë duan t’i nxisin për punë këta të shkretë, përse vallë kur t’i marrin për të punuar të varfrit, me shumë vështirësi ia japin një mëditje të mjerë, mëditje kjo që përgjatë rrugës për në shtëpi do t’i shkonte ose avullohej duke blerë barna?! Natyrisht, shihet se këta shohin me sytë e materialistit dhe jo me sytë e drejtësisë, edhe pse si zdërranikë nuk ndalen së foluri për drejtësi. Mendësia e këtyre nuk pranon në gjirin e mundësisë së kësaj bote të ketë edhe njerëz të varfër. Këta harrojnë se të varfrit janë sprovë për të pasurit dhe Zoti i Madhërishëm këtë bashkërendim me shumë urtësi e shtrojë si një asfalt të bukur përpara nesh! Këta harrojnë se ëmbëlsia e ditës qëndron në përjetimin e natës, pasuria e shëndetit në përjetimin e sëmundjes dhe begatia e pasurisë në praninë e varfërisë. Nuk do të kishte shije pasuria po të mos ekzistonte varfëria, mbase varfëria mund të bëhej e ëmbël po të mos ekzistonte kurrë pasuria. Por Zoti ndërtoi urë ndërmjet pasurisë dhe varfërisë, edhe pse njeriu koprrac pastaj deshi ta rrënoj këtë urë dhe me materialin e saj ta ndërtojë një mur. Këtë e bëri, por vetëm pasi me kokë e goditi krejt nënvetëdijshëm murin e ndërtuar panevojshëm me duart e tij, atëherë iu kujtua të thotë, o Zot më shëro, se Ti je Shërues! Në thelb, kjo botë është e pasur, madje shumë më e pasur seç mund ta mendojnë njerëzit. Por njeriu egoist dhe sistemi kapitalist bëri që një pjesë e madhe e pasurisë të kruspullohet në duart e një grupi të vogël të njerëzve, duke e hedhur pastaj edhe grurin dhe shumë produkte tjera bujqësore në det vetëm për hir të ruajtjes së çmimit të lartë në treg, ku natyrshëm do të pësonte drejtësia ekonomike dhe do të çrregullohej i gjithë tregu vetëm e vetëm që interesat e të mëdhenjve të rridhnin qetas në lumin e turbullt. Kush janë këta të mëdhenj? Këta  janë ata që Zoti i kishte sprovuar me shëndet të mirë, por të cilët këtë nuk e pandehnin për pasuri dhe vetëm pasi ranë në batakun e depresionit dhe çmendurisë, panë se goxha pasuri e madhe ishte shëndeti i mirë, madje ajka e çdo gjëje në këtë botë ishte të kesh shëndet, tjerat shkojnë e vijnë, si stina të vitit. Këta mund të jenë intelektual, tregtar, sportist, politikan dhe përfaqësues të bashkësive islame. Këta janë ata të cilët shpeshherë rastet e mëdha në territore apo vende të vogla nuk kanë kohë dhe vullnet t’i vizitojnë. Klithmat rrëqethëse të njerëzve nevojtarë për shumëçka, edhe pse dëgjohen larg e posaçërisht në muajin e shenjt Ramazan, prapë se prapë këta të sprovuar me pasuri dhe autoritet nuk arrijnë fare t’i dëgjojnë. Këta harruan se edhe në Xhenet, klithmat e gëzimit do të dëgjohen shumë larg, por prapë se prapë në mesin e njerëzve të përdhosur dhe të sprovuar me të mira materiale në këtë botë, do të ketë që nuk do të mundin t’i dëgjojnë këto klithma ngazëlluese të njerëzve që kishin qenë të sprovuar me mundime dhe udhëzim në këtë botë. Edhe ky muaj i bekuar shkoi sikurse muajt e tjerë në aspektin e rrjedhës dhe jo në kuptimin substancial! Këtë muaj Krijuesi i botëve na dërgoi si një mundësi për pastrim prej mëkateve, zbutje të zemrave dhe mundësi takimi ndërmjet gjitha shtresave. Nuk agjëronim se Zoti kishte nevojë për etjen dhe urinë tonë, por agjëronim që të bëheshim të devotshëm. Tani në përfundim të këtij muaji të bukur dhe të bekuar, vallë sa jemi bërë të devotshëm? Secili le ta llogarisë masën e ndryshimit të vet dhe vendosjen për të bërë vepra të mira pas këtij muaji të ndryshimit për të mirë. Të jesh i devotshëm do të thotë të flasësh me fjalë të buta, të mos ketë hendeqe të thella e të gjera mes fjalës dhe veprës, të mos përgojosh, të mos shpifësh, të ndihmohen dhe të nxiten për punë të mira jetimët, të varfrit e meskinët dhe ta falësh me rregull namazin e t’i përthekosh gjitha shtyllat Islame në shtratin e jetës së kësaj bote, duke dëshmuar kështu se adhuron vetëm Allahun. Nëse edhe pas këtij muaji i dashur vëlla dhe e nderuar motër, nuk ke arritur ta shporrësh malin e mendësive egoiste dhe shkëmbin e zemrës të bërë gur, atëherë dije se je për keqardhje, i ngjan peshkut të shtrirë në rërë i cili vetëm dy metra largësi ka detin me brigje vështirë të dukshme, sepse nuk ka më keq ta kalosh një muaj duke qenë më shumë i uritur dhe i etur dhe në fund të mos ketë ngelur asgjë tjetër pos etjes dhe urisë. Urime festa e Bajramit atyre që kanë agjëruar, ndërsa atyre që nuk kanë agjëruar pa asnjë arsye të shëndoshë, u them Zoti ju udhëzoftë! Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.comcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/falja-namazi1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Rrenat si "Hurmet", a ujë nuk ka
Lugina po zbrazet...!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration