Rruga Prishtinë-Gjilan-Konçul pritet me entuziazëm në Luginën e Preshevës
Lugina

Rruga Prishtinë-Gjilan-Konçul pritet me entuziazëm në Luginën e Preshevës

07.Aug.2018 11:45
0
Autoudha, Prishtinë-Gjilan-Konçul e promovuar një ditë më parë, është pritur me shumë entuziazëm nga shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Sipas tyre, kjo rrugë e ka rëndësinë e madhe për ta, aq sa ka Rruga e Kombit për Kososën. Mirëpritet autoudha Prishtine - Gjilan – Konçul. 

Shqipe Rexhepi ka disa vjet që është martuar në Bujanoc. Lajmin për nisjen e autoudhës Prishtinë – Konçul e ka pritur me mjaft gëzim.

Autoudha Prishtinë-Konçul, sipas të parit të Komunës në Bujanoc, Shaip Kamberi, ka rëndësi të jashtëzakonshme. Kamberi vlerëson se kjo rrugë për shqiptarët e Luginës është njëjtë, sikurse Rruga  e Kombit për shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë, raporton RTK.

Ai ndjen keqardhje për mos[praninë e tij në inaugurimin e projektit, por fajtor për këtë ishin procedurat burokratike të postës së Serbisë, të cilat tek sot ia kishin sjellë ftesën e Qeverisë së Kosovës.

Ilir Sadriu, nënkryetar i PDSH-së, vlerëson së rruga Prishtinë – Konçul do t`i forcojë lidhjet shpirtërore mes Luginës dhe Kosovës.

Autoudha Prishtinë – Gjilan – Konçul, në Luginën e Preshevës po konsiderohet projekt i Qeverisë së Kosovës për përkujdesjen e saj ndaj shqiptarëve të këtushëm./RTK/

Premiera e filmit "Shpresa e Humbur" do të prezantohet në Bujanoc (video)
Presheva dhe Bujanoci dështojnë në projektet e fondit të vetëqeverisjes lokale në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration