Rruga Nesalcë-Lluçan paraqet rrezik, banorët  kërkojnë intervenimin e komunës së Bujanocit (video)
Lugina

Rruga Nesalcë-Lluçan paraqet rrezik, banorët kërkojnë intervenimin e komunës së Bujanocit (video)

07.Aug.2018 11:45
0
Shkurret e mbulojnë rrugën Lluçan-Nasalcë, rrugë kjo që është mjaft e frekuentuar dhe e harruar nga institucionet komunale kurse banorët ankohen për mos pastrimin e saj.

Pas marrjes së lajmit për plotësimin e kërkesës të komandës së Brigadës së 4 të ushtrisë tokësore për pastrimin e rrugës nga fshati Lluçan në drejtim të fshatit Dobrosin, banorët shprehë pakënaqësinë e tyre pasi që ata kërkojnë që edhe rruga Lluçan- Nasalcë të pastrohet nga institucionet përkatëse.

Një qytetarë nga fshati Nesalcë për Titulli.com u shpreh se rruga Lluçan-Nasalcë është në gjendje shumë të keqe dhe e rrezikshme për qarkullim nga veturat dhe këmbësorët nga shkurret e rritura.

“Rruga ku mua më duhet të kaloj çdo ditë është në gjendje shumë të keqe dhe është bërë e rrezikshme për tu kaluar nga rritja e shkurreve të cilat kanë dalë edhe në rrugë e që shumë herë ka shkaktuar aksidente. “ tha qytetari për Titulli.com.

Një qytetarë tjetër nha fshati Lluçan që deshi të mbetet anonim theksoi se përderisa komuna e Bujanocit është në gjendje të i plotësoj kërkesat e ushtrisë tokësore ajo duhet të jetë në gjendje që të i përmbush edhe detyrimet ndaj qytetarëve shqiptarë të këtyre lokacioneve.

“Përderisa komuna po i plotëson dëshirat ushtrisë tokësore ajo duhet të i përmbush edhe detyrimet e saja karshi qytetarëve” shtoi qytetari, transmeton Titulli.com.

Ditë më parë shtabi për situata të jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit ka aprovuar kërkesën nga Komanda e Brigadës së 4 të ushtrisë tokësore për pastrimin e rrugës Lluçan-Dobrosin në vlerë prej 500 mij dinarë.

Shefi i kabinetit të komunës së Bujanocit, Rahim Salihi është deklaruar pas këtij vendimi se rritja e degëve të drunjëve përveç që nxen rrugën, ajo paraqet edhe rrezik të madh për zhvillimin normal të komunikacionit në këtë pjesë dhe rritë mundësinë e aksidenteve rrugore.

“Tragjeditë eventuale që mund të ndodhin në këtë rrugë (kemi raste kur kanë ndodhur) nuk na duhen aspak. Është obligim i yni t'i evitojmë ato”, është shprehur Salihi./Titulli.com/

Kamberi: Ka dhënë kontribut për komunën e Bujanocit Valdet Sadiku
Zvicra po i gëzohet edhe një Shaqiri tjetër më "të vogël", Shpëtim Arifi nga Presheva
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration