"Rikthehet" politika e Sllobodan Millosheviqit dhe Rrahmon Morinës në Luginë !?
Nëpër faqet e mediumeve serbe dhe ato shqiptare, në Kosovën Lindore, tani paralajmërohet për një ndryshim në qeverisjen e pushtetit lokale të Komunës së Bujanocit.
Riza Halimi, në një takim me liderim e Partisë Socialiste Serbe, Ivica Daçiq, i cili është kryeministër dhe ministër i punëve të brendshme, ka kërkuar ndihmën e tij, për ta rrëzuar pushtetin lokal në Bujanoc.
Shkruan: Isuf Bajrami
Por, defekti i këtij takimi, nuk qëndron vetëm te iniciativa e “deputetit” Halimi, për ta përmbysur pushtetin lokal në Bujanoc, por te ajo se si bashkëpunon, një parti e cila i thotë vetes “demokratike”, me një parti socialiste sinë kohen e Millosheviqit me Rrahmon Morinën, e cila akoma i mban varret e hapura masive për shqiptarët e këtij rajoni.
Opozita shqiptare, në Bujanoc duke e përfshi këtu edhe Jonuz Musliun, nuk po pajtohet me humbjet e zgjedhjeve të 6 majit dhe nuk po zgjedh mjetet për t’a kthyer pushtetin e humbur me votat e popullit.
Riza Halimi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, njëherit “deputet” i emruar nga lart në Parlamentin e Serbisës, me ndihmën e Beogradit, shantazhon pushtetin lokal në Bujanoc, duke krijuar kriza të ndryshme artificiale, me qëllim të riformatizimit të qeverisjes lokale, në favor të partisë së tij dhe SPS-it të Millosheviqit-Ivica Daqiqit.
Jo rastësishtë Kryeministri serb dhe lideri i Partisë socialiste Serbe Ivica Daçiq ka deklaruar në Vranjë se për të është e pa logjikshme që partia e “deputetit popullor” Riza Halimi nuk është në qeverisjen lokale në Bujanoc.“Ne tani në Bujanoc kemi një situatë të palogjikshme. Lideri i PVD Riza Halimi është deputet popullor në Parlamentin e Serbisë. Nga ana tjetër partia e tij nuk merr pjesë në qeverisjen lokale. Kjo në vetvete prodhon një jostabilitet politik” ka deklaruar lideri i SPS, duke i përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Për kryeminstrin serb, nuk është e qartë dhe e pranueshme se si mundet një parti të jetë në opozitë, ndërsa kryetari i saj të jetë në pozitë. Kjo ngjet vetëm me Riza Halimin, i cili nuk skuqet fare, pse po e shkatërron partinë e tij, për një pozitë të “deputetit”, me vota të vjedhura.
A nuk është ky Daçiqi pasardhësi i Millosheviqit e “pobratimi” i Rizës, i cili e zbrazi Medvegjën nga shqiptarët e po provon me të njëjtat metoda ta spastroj edhe Bujanocin e Preshevën nga shumica shqiptare?!
Nuk i ha palla Rizës, për këto rreziqe, mjafton, ai, të jetë :deputet”, ta marrë një pagë të majme dhe ta mbaj me optimizëm anëtarësinë, duke e manipuluar me iluzionet se do ta kthej pushtetin në Buajnoc dhe Preshevë.
Ai, është dashur ta ngrijë postin e deputetin, në momentin kur partia e tij, tashmë është në opozitë në Preshevë dhe në Buajnoc./Titulli.com/
Autori është nga Lugina, jeton dhe vepron në Gjilan-Kosovë
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/Vllasimilloshi.jpg): failed to open stream: No such file or directory