Rikthehet në funksion faqja e hakuar e komunës së Preshevës
(e diel - 20 korrik)
Stafi menaxhues i faqes së komunës së Preshevës tashmë ka arrit të rikthejë në funksion faqen zyrtare e cila ishte sulmuar të premten (18 korrik).
Faqja ( www.presevo.rs ) tashmë është funksionale edhe përskaj paralajmërimeve të dy grupeve të hakerëve kosovar 'Illyrian Crew Army' dhe 'Ethnic Albania Hackers' se një gjë e tillë nuk mund të bëhet.
"Unë të them se kur ngarkojm diçka në serverin tuaj, mos e prekni, kjo është hapësira e jonë në internet, ne kemi bërë rregullat - ju vetëm respektoni", shkruanin në mesazh hakerët, i cili ditën e sulmit kishte arritur në postën elektronike të portalit informativ Titulli.
********************************************************************************************************************************************************
(e premte -18 korrik)
Hakerët kosovar sulmojnë faqen e komunës së Preshevës
Disa hakera nga Kosova kanë sulmuar sot faqen e Komunën e Preshevës , hakerët janë dy grupe ku kanë bërë bashkpunim për të bërë një sulm ndaj faqes së Komunës Preshevës.Ata njihen me emrin 'Illyrian Crew Army' dhe 'Ethnic Albania Hackers' , sulmi thuhet se është bërë pasi "kjo komunë nuk menaxhohet nga shqiptarët por nga serbët".
Dhe gjithashtu hakerat kanë vendosur dhe shkrimin ” Presheva është Kosovë , Kosova është Shqipëri “ , faqja që është hakuar është: www.presevo.rs
Kjo faqe është kthyer njëherë por Hakerat që kan bërë sulmin e kan hakuar përsëri dhe ia kanë lënë një mesazh:
"Unë të them se kur ngarkojm diçka në serverin tuaj, mos e prekni, kjo është hapësira e jonë në internet, ne kemi bërë rregullat - ju vetëm respektoni", shkruan ne mesazhin e hakereve, i cili ka arritur edhe posten elektronike te portalit informativ Titulli.
"Serbët që e menaxhojnë faqen nuk kanë guxim më ta rikthejnë faqen , kështuqë faqja ende është e hakuar", thuhet metej ne njoftim./Titulli.com/