Reciprocitet të drejtash për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën
Vështrime

Reciprocitet të drejtash për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën

12.Jun.2013 10:31
0
Miratimi i Rezolutës për të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit shënoi hapin e parë të përkujdesjes institucionale të Kosovës për shqiptarët e këtyre tri komunave. Shkruan: Vjosa Osmani vjosa-osmani Kjo Rezolutë e iniciuar nga LDK-ja me kërkesa shumë konkrete, kryesisht obligon Qeverinë e Kosovës që të kërkojë reciprocitet të drejtash për shqiptarët e Kosovës Lindore dhe të kushtëzojë marrëdhëniet me Serbinë me realizimin e këtyre kërkesave. Nëse Qeveria vërtet do të ndërmarrë ndonjë nga hapat e përmendur në Rezolutë, mbetet të shihet, edhe pse duke e parë rolin inferior që e ka luajtur vazhdimisht në raport me Serbinë, vështirë se do të shohim rezultate së shpejti. Por përderisa Qeveria mund të vazhdojë të injorojë obligimet që i ka vënë mbi të Kuvendi nëpërmjet kësaj Rezolute, diskriminimi dhe shkeljet flagrante të të drejtave e lirive të shqiptarëve në atë pjesë do të vazhdojnë. Kosova Lindore mbetet i vetmi rajon në Serbi në të cilin pandërprerë janë të angazhuara forcat speciale të Xhandarmërisë të udhëhequra nga Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm Ivica Daçiq. Ato forca kufizojnë lirinë e qarkullimit dhe krijojnë ndjenjën e ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Prania e tyre është faktor shtesë i largimit të qytetarëve nga ky rajon. Gjuha e forcës paraqet metodën e vetme të komunikimit të Beogradit zyrtar me shqiptarët e atjeshëm. Arrestimet e shpeshta të ish-luftëtarëve dhe të civilëve pavarësisht mungesës së fakteve, tregon se këto janë raste të montuara politikisht. Situata të tilla krijojnë frymë të pasigurisë që me vete sjellin shpërngulje masive nga Kosova Lindore në drejtim të Kosovës dhe shteteve tjera të Evropës. Presheva, Bujanoci e Medvegja mbesin të diskriminuara edhe në ekonomi me shkallë rekorde të papunësisë prej 70%. Politikat tjera diskriminuese në punësim, arsim, tregti, të drejtën e përdorimit zyrtarë të gjuhës, shkrimit dhe simboleve, mosnjohja e diplomave universitare, proceset e montuara gjyqësore dhe paragjykimet në përkujdes shëndetësor e bëjnë thuajse të papërballueshme jetën e qytetarëve. Por edhe më të papërballueshme e bëri një marrëveshje e lidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për kinse lëvizje të lirë. Zbatimi i pagesës së sigurimit të automjeteve nga ana e Byrosë Kosovare të Sigurimeve po kufizon çdo ditë nevojat dhe kërkesat që kanë shqiptarët e Kosovës Lindore. Kostoja shumë e lartë e pagesës është e papërballueshme. Pagesa për sigurim të automjeteve prej 20€ në javë ose 603€ në vit mund të jetë e përballueshme për Qeveritarët e Kosovës, por ajo është e papërballueshme për biznesmenët e këtij rajoni, e lëre më për qytetarët e thjeshtë. Është ironike se përderisa para marrëveshjes ata udhëtonin pa sigurime të automjeteve drejt Kosovës, papritmas me hyrjen në fuqi të saj atyre iu desh të paguanin me qindra euro Byrosë të Sigurimeve të Kosovës. Ne jemi dëshmitar, çdo ditë, të qarkullimit të shtetasve serbë nëpër territorin e Kosovës me targa nga Beogradi, Nishi, Kurshumljia e deri nga Novi Sadi, shumica nga të cilët shfrytëzojnë pikëkalimet kufitare në veri (1 dhe 31) për të hyrë në territorin e Kosovës pa paguar kurrfarë takse të sigurimit. Rezoluta përmban kërkesën për heqjen e taksës së sigurimeve dhe e obligon Qeverinë që menjëherë ta pezullojë atë. Për më tepër, kërkon nga institucionet që të hapin zyrë në Prishtinë e Gjilan që do të merren me të drejtat e shqiptarëve në këto tri komuna, të hapet një universitet publik në gjuhën shqipe, të kërkohet lirimi i të burgosurve politikë, të krijojë lehtësi të qarkullimit, shkollimit, afirmimit kulturor, pajisjes me dokumente, dhe lehtësi të tjera. Tani, duhet zbatimi. (Autorja është Deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe Anëtare e Kryesisë së LDK-së) Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/03/presheva.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Bac (s)u kry!!!
Divorci dhe çrregullimet familjare!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration