Rama: Nëse Kosova do ta pranonte propozimin tim për Asociacionin, do të kishte rezultat më të mirë
Rajoni dhe Politika

Rama: Nëse Kosova do ta pranonte propozimin tim për Asociacionin, do të kishte rezultat më të mirë

07.Dec.2023 09:54
0

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka komentuar zhvillimet në veri të Kosovës, ku tha se Shqipëria ka mbajtur qëndrimin e duhur.

 

Rama tha se Kosova do të duhet t’ia imponojë Serbisë njohjen e saj, vetëm duke u ulur në tryezë. 

“Nuk kam pasur iluzione për asnjë, nga këto aktorët publik që i njoh, nuk kam qëndrime për të modifikuar, të kthehesha pas, do t’i bëja sërish, nuk jam i kushtëzuar në qëndrimet e mia, kur ndodh diçka si në Banjskë mbajta qëndrimin e duhur, nuk duhet të jemi linearë, por fleksibël në përpjekje për ta çuar kauzën aty ku duhet, dhe kjo arrihet vetëm të mundin Serbinë në tryezë, ta imponojmë në tryezë njohjen e Kosovës.

Ai tha se nëse Kosova do të pranonte propozimin e tij për Asociacionin, do të kishte rezultate më të mira.

“Tani që është bërë fakt publik propozimi që kam bërë unë për Asociacionin, e kanë parë që do të ishte më e udhës të mos ta kishin përjashtuar, por ta kishin lexuar, se do kishin dalë në një rezultat edhe më të mirë”, u shpreh kreu i Qeverisë shqiptare.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ama-presheev.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Vuçiq: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësim të Serbisë në BE
Ambasadori amerikan Hill: Modeli i Vishegradit i duhet Ballkanit Perëndimor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration