PVD: Agresiviteti shtetërorë i Serbisë sikur në vitet 1991-2001
Lugina

PVD: Agresiviteti shtetërorë i Serbisë sikur në vitet 1991-2001

07.Aug.2018 11:45
0
Partia për Veprim Demokratik në Preshevë ka lëshuar një deklaratë lidhur me situatë e fundit politike në këtë rajon.

Këshilli për informim i Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë:

Tensionimet e të hënës në Mitrovicën Veriore po reflektohen edhe në Luginë të Preshevës.

Mjerisht, duke u bazuar në logjikën e forcës, që e kemi edhe ashtu prezent përmes militarizimit të Luginës së Preshevës, që nga koha e luftës në Kosovë, sot mbi Preshevë zhurmshëm u demonstrua, pa asnjë argument të arsyeshëm, forca e aviacionit luftarak të shtetit serb.

Përfaqësuesit e Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin e Serbisë gjithnjë kanë tërhequr vëmendjen për pasojat negative të militarizimit të këtij rajoni multietnik, që në rradhë të parë është reflektuar me kufizimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve dhe ngushtimin e hapësirës jetësore e posaçërisht në shpërnguljen masive të popullatës nga vendbanimet e Karadakut të Preshevës, Malësisë së Bujanocit e sidomos nga komuna e Medvegjë.

Në situatë kur të gjitha qeveritë serbe deri më tani nuk po tregojnë as interesimin minimal për zgjidhjen e problemeve ekzistenciale jetësore të popullatës shqiptare dhe nuk u angazhuan as në realizimin e programeve dhe marrëveshjeve që vetë i kishin aprovuar, pozita aktuale e Shqiptarëve në Serbi, është dukshëm nën nivelin që ata e kishin gjatë viteve të 70’ta dhe të 80’ta të shekullit të kaluar.

Është krejtësisht e papranueshme, që udhëheqja më e lartë shtetërore në Serbi po e alarmon me agresivitet çështjen e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, e në anën tjetër po e injoron totalisht problemin e njohjes së diplomave të univerziteteve të Kosovës në Serbi. Pikërisht mosnjohja e diplomave të Kosovës, sikur edhe në periudhën e mëhershme 1991 – 2001, ka ndikuar në shpërnguljen masive të rinisë shqiptare nga Lugina e Preshevës.

Kur deputetët serb me mandate të garantuara bëjnë presion me largimin nga Qeveria e Kosovës, ku i kanë aktualisht zëvendës kryetarin e Qeverisë dhe tre resore shumë të rëndësishme ministrore shtrohet pyetja çka mund të bëjë i vetmi deputet Shqiptar në Kuvendin e Serbisë, që i ka mbi 16.000 vota, kur dihet se prej vitit 2007 përfaqësuesit legjitim Shqiptarë në këtë Kuvend, janë injoruar skajshmërisht, duke mos iu pranuar asnjë nga qindra amandamentet e paraqitura, duke qenë totalisht të papërfillur edhe në funksionimin e Trupit Koordinues të Qeverisë serbe për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, rajon ku Shqiptarët paraqesin 67 % të popullatës.

Kryesia e PVD – së këto ditë do t’a shqyrtojë situatën politike në Luginë të Preshevës, posaçërisht nga këndi i provokimit dhe presionit brutal të demonstruar me fluturimin e aeroplanëve ushtarak në Luginë të Preshevës.

Natyrisht PVD do t’i drejtohet organeve më të larta shtetërore në Serbi si dhe faktorit ndërkombëtarë me qëllim të sigurimit të qasjes serioze në zgjidhjen e problemeve jetësore të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Në këtë drejtim është e domosdoshme që të fillojnë edhe përgaditjet për seancë të Kuvendit të këshilltarëve Shqiptarë ku duhet të shqyrtohen modalitetet e bashkëpunimit të komunave në Luginë të Preshevës në kuadër të Asociacionit të paraparë me Kushtetutë dhe Ligjin për pushtet lokal. Natyrisht kompetencat e këtij Asociacioni me ndryshimet e ardhshme kushtetuese duhet të jenë identike me ato të Asociacionit që do t’a kenë Serbët në Kosovë.

Ymeri: Tensionet nuk i kontribuojnë paqes, ska vend për panik tek shqiptarët e Luginës (video)
Presheva me buxhetin më të madh në historinë qeverisëse, afro 13 milion euro (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration