Publikohet në media një draft-statut i Asociacionit i propozuar nga “pesëshja” e madhe
Rajoni dhe Politika

Publikohet në media një draft-statut i Asociacionit i propozuar nga “pesëshja” e madhe

01.Nov.2023 07:21
0

Draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i propozuar nga Bashkimi Evropian më 21 tetor, “siguron një vetëqeverisje kornizë me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës”. 

Draftin e plotë të statutit të Asociacionit, i cili ka dal nga zyra e emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, e ka siguruar Paparaci.

Ky draft-statut ka një përmbajtje prej 11-faqesh dhe përmban në të shkruar parimet, objektivat e kompetencat e themelimit të Asociacionit.

Një nga pikat e draft-statutit parasheh rregullimin e strukturës organizative të Asociacionit. Bazuar në draft-statut, asociacioni do të ketë kuvendin e tij, kryetarin, nënkryetarin, bordin, këshillin këshillëdhënës dhe zyrën për ankesa.

Te pika “Objektivat kryesore” në draftin e statutit thuhet se ai “siguron një vetëqeverisje kornizë me autonomi substanciale për komunitetin e serbëve të Kosovës”.
 
Ndërkaq, në konkluzionet e draft-statutit theksohet se “projekt statuti nuk e kalon ndonjë nga vijat e kuqe të Kosovës”. 

Edhe emisari Lajçak, në një deklarim për media më 23 tetor, ka thënë se draft-statuti për Asociacionin nuk shkel “vijat e kuqe” të palëve.

Ky draft, i propozuar nga Bashkimi Evropian, u është prezantuar Kosovës dhe Serbisë gjatë vizitës më 21 tetor në këto dy shtete të përfaqësuesve të BE-së, Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

Tri ditë më vonë, gjatë takimeve në Bruksel me tre liderët e BE-së, Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Giorgia Meloni, si dhe me Përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, kryeministri Albin Kurti tha se është pajtuar me propozimin për draft-statutin e Asociacionit.

Image

 

Image
copy(/home/titulli/public_html/images/image/sociacioni-kosoves.jpeg): failed to open stream: No such file or directory
Konkurs për bashkëfinancimin energjetik të shtëpive dhe banesave në territorin e komunës së Bujanocit për vitin 2023
“Në Gaza po bëhet gjenocid,” zyrtari i OKB-së jep dorëheqjen: Kemi dështuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration