Propozohen ndryshimet e emrave,  por jo edhe "Vuk Karaxhiq" (Dokument)
Lokale

Propozohen ndryshimet e emrave, por jo edhe "Vuk Karaxhiq" (Dokument)

15.Dec.2014 21:44
0
Seanca e sotme e Kuvendit Komunal të Bujanocit në rend dite pati edhe propozim vendimin mbi ndryshimin e emërtimit të rrugëve dhe shesheve, por jo edhe të sheshit e shtëpisë së kulturës "Vuk Karaxhiq", që pozita e sotme, dikur në opozitë, kërkonte të mbajë emrin e Fan Stilian Nolit.

Në ndërtesën e administratës komunale të Bujanocit, të përzgjedhurit e popullit, në seancën e tetë me radhë, ndër të tjera diskutuan rreth propozimit për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shesheve, pikë kjo e cila hapi debat mes këshilltarëve opozitar dhe të pozitës.

Përveç propozimeve të paraqitura për emërtim të rrugëve në qytetin e Bujanocit, opozita doli me propozim edhe për ndryshimin e emërtimit të sheshit “Karagjorgje Petroviq” në Ridvan Qazimi, por si duket Komisioni i përbërë nga këshilltarë shqiptarë e serbë nuk kishte rënë dakord rreth këtij ndryshimi.

Në këtë mbledhje nuk pati propozim edhe rreth ndryshimit të emrit të shtëpisë së kulturës “Vuk Karaxhiq”, që e ndanë vetëm rruga nga ndërtesa e administratës komunale, raporton Titulli.

Dikur në opozitë, tani udhëheqëse e pushtetit në Bujanoc, Partia Demokratike (PD) kishte propozuar emrin Fan Stilian Noli për emër të ri të shtëpisë së kulturës.

Hajredin Hyda, këshilltarë, në atë kohë udhëheqës i grupit të këshilltarëve të PD-së, kishte deklaruar se “tani janë plotësuar të gjitha kushtet procedurale që Kuvendi Komunal të fillojë procedurën zyrtare e ndryshimit të emrave të rrugëve të qytetit nga ato serbe në shqiptare”.

Në këtë iniciativë, përveç emrit për shtëpinë e kulturës, ai kishte propozuar edhe “Skënderbeun” për rrugën “Zhivojin Mishiq” që edhe sot mbanë këtë emër.

Ky propozim i 6 tetorit të vitit 2011, me propozime tjera, ishte miratuar nga Komisioni shtatë anëtarësh, i cili më pas ishte hedh poshtë nga Ministria e Vetadministrimit Lokal në Beograd.

Partisë për Veprim Demokratik, që atë kohë drejtonte me Komunën e Bujanocit, kjo i kushtoi me prishje koalicioni, ku menjëherë pas këtij vendimi, Stojança Arsiq kishte deklaruar “Që sot, asgjë nuk është si më parë në Bujanoc. Koalicioni më nuk ekziston”.

Në qytetin e Bujanocit, nga rreth 80 rrugë dhe lagje sa janë të emërtuara, vetëm një mban emrin e shqiptarit Ramiz Sadiku./Titulli.com/

Mbi 1 mijë shqiptarë jetojnë në Beograd, thonë se po shkojnë drejt asimilimit (video)
Komuna e Preshevës në tërësi konform Ligjeve mediale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration