Përgjimi i Ibrahim Rugovës nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar
Rajoni dhe Politika

Përgjimi i Ibrahim Rugovës nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar

14.Sep.2022 09:12
0

Rugova: "Tani u binda përfundimisht se në Shqipëri nuk ka liri krijimtarie. Ata shkrimtare janë shndërruar në burokratë. Krijuesve u jepen klishetë dhe ata punojnë”.

Studiuesi i njohur i letërsisë, esteti, kritiku letrar, Ibrahim Rugova, dy herë kishte qenë në Shqipëri, herën e parë gjatë viteve 1970-të, ndërsa herën e dytë në pjesën e parë të vitit 1980. 

Si të gjithë intelektualët dhe artistët shqiptarë të Shqipërisë dhe të viseve tjera etnike shqiptare, edhe Ibrahim Rugova ndiqej në çdo hap nga sigurimi i atëhershëm i shtetit shqiptar, i cili regjistronte edhe gjërat dhe bisedat dhe ndejat më të rëndomta.

Në kuadër të kërkimeve të mia shkencore, për të ndjekur nga afër qëndrimin e shtetit shqiptar rreth zhvillimeve në Kosovë, në vitin 2020 kisha rastin që në arkivin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të hulumtoja për qëllime shkencore dokumente të ndryshme, në këtë mes ta lexoja faqe për faqe edhe dosjen e Ibrahim Rugovës, e cila ofron të dhëna interesante dhe mbi të gjitha shpalos dimensionin e interesimit të shtetit Shqiptar për profilin e intelektualëve shqiptarë nga Kosova.

Image

Në këtë kuadër, Rugova konsideroj si studiues i talentuar dhe që nuk i përkiste korpusit të studiuesve shqiptarë që mbështesnin krijimtarinë e realizmit socialist, por se „është përkrahës i rrymës moderniste në letërsi që krijohet në Kosovë e në përgjithësi në Jugosllavi”. 

Në një dokument të datës 19.1.1981 ndër të tjera thuhej se Ibrahim Rugova, i cili mori pjesë në diskutimin për romanin që u bë vitin 1980 nga Lidhja e Shkrimtareve dhe Arteve të Shqipërisë, ka deklaruar në një mbledhje të hapur pasi është kthyer në Prishtinë: “Tani u binda përfundimisht se në Shqipëri nuk ka liri krijimtarie. Ata shkrimtare janë shndërruar në burokratë. Krijuesve u jepen klishetë dhe ata punojnë”. 

Nga dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar duket qartë se autoritetet e atëhershme te Shqipërisë ishin të hidhëruara dhe nuk u pëlqente fare pse Rugova fliste me “përçmim dhe përbuzje” ndaj letërsisë së realizmit socialist që krijohej asokohe në Shqipëri.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ugova-sigurimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
SHBA: Rusia ka financuar me 300 milionë dollarë partitë europiane, përmenden 500 mijë dollarë që i janë dhënë PD-së në Shqipëri në 2017
Vuçiq: Kam qenë për rishkrimin e kufijve, por jo më
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration