PDSH: Të mbahet kuvendi i këshilltarëve shqiptarë në Luginë
Lugina

PDSH: Të mbahet kuvendi i këshilltarëve shqiptarë në Luginë

07.Aug.2018 11:45
0
Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë përmes një komunikate për media ka vlerësuar se situate e sigurisë në këtë rajon mbetet e tensionuar dhe ka ftuar për mbajtjen e seancës së kuvendit të këshilltarëve shqiptarë nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Kjo është komunikata e plotë e PDSH-së: 

Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare, në mbledhjen e mbajtur, më 27 mars 2018 shqyrtoi situatën aktuale politike dhe të sigurisë e cila po zhvillohet në vend dhe rajon.

Pas debateve dhe diskutimeve të zhvilluara, kryesia e PDSH-së doli me këtë:

KOMUNIKATË:

Në kuadër të festimit të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut me datë 24 mars 2018 nga autoritetet serbe të Komunës së Medvegjës u ndalua aktiviteti për fëmijë i Teatrit të Kukullave “Xixëllonjat e Lezhës”, akt ky i radhës kundër shqiptarëve që jetojnë në Medvegjë.

Kjo sjellje e autoriteteve serbe për Partinë Demokratike Shqiptare është e papranueshme dhe nuk i kontribuon paqes e stabilitetit në Luginë të Preshevës.

Ngjarjet e datës 26 mars 2018 në veri të Republikës së Kosovës, për këtë kohë bëjnë që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë syçelë dhe PDSH fton shqiptarët të mos të bien pre e provokimeve eventuale të organeve shtetërore serbe për të nxitur situatë të padëshirueshme që rrezikojnë stabilitetin rajonal.

Partia Demokratike Shqiptare u jep mbështetje të plotë të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës në ushtrimin e sovranitetit shtetëror si dhe në zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel për vizitat e zyrtarëve shtetëror serb.

PDSH i dënon provokimet e vazhdueshme të qeverisë së Serbisë dhe sidomos thirrjen e liderit serb të bosnjës i cili me gjuhë fyese dhe të urrejtjes bën thirrje për arrestime të shqiptarëve që gjenden në serbi në shenjë hakmarrjeje, prandaj fton komunitetin ndërkombëtar Brukselin zyrtar dhe SHBA-të që të shtojnë presionin e tyre politik ndaj Beogradit zyrtar për qasjen transparente e demokratike ndaj zgjidhjes së problemeve edhe në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke implementuar principin e reciprocitetit.

Në këto situata të rënda politike, Partia Demokratike Shqiptare bën thirrje subjekteve politike shqiptare për mbajtjen e seancës së Kuvendit të Këshilltarëve shqiptar të Luginës së Preshevës për të sjellur vendime kruciale për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke fuqizuar dhe sinkronizuar dokumentet e mëhershme të miratuara në këtë organ të shqiptarëve të Luginës së Preshevës përfshi dhe asociacionin e komunave me shumicë shqiptare autoktonë në Luginë të Preshevës.

Kryetari i PDSH-së 
Dr.sc. Ragmi MUSTAFA

Sinani: Plani aksional për refugjatët nuk u votua nga PVD
Diskutim: Opinioni publik dhe ekstremizmi fetar në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration