PDSH: Qeverisja aktuale e Preshevës e izoluar nga transparenca
Lugina

PDSH: Qeverisja aktuale e Preshevës e izoluar nga transparenca

07.Aug.2018 11:45
0
Nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ilir Sadriu gjatë një konference për media ka folur për zhvillimet e fundit në komunën e Preshevës duke e cilësuar të izoluar nga llogaridhënia dhe transparenca.

Konferencë për media e Partisë Demokratike Shqiptare:

Shkas i kësaj konference është përgjumja e pushtetit lokal dhe izolimi i tij nga llogaridhënia dhe transparenca, ku ky koalicion qeverisës komunën e Preshevës e ka shëndërruar në organizatë misterioze dhe fantome, puna e të cilës është duke u përcjellur me afera korruptive, keqpërdorime enorme në shpenzime të parasë publike.

Fillimisht do të paraqesim 16 MASHTRIMET E PARA TË PUSHTETIT PËR VITIN 2017 e për të cilat akoma pas 6 muajve të vitit 2018 nuk është dhën llogari në Kuvendin Komunal të komunës së Preshevës.
E tëra kjo mungesë e llogaridhënies lidhet me mënyrën e udhëheqjes së periudhës përderisa qeveria e Beogradit kishte instaluar përmes organit të dhunshëm në Komunën e Preshevës vasalin e saj Shqiprim Arifi, i cili po vazhdon të sillet dhe të udheheq sikurse gjatë përiudhës sa ishte në organ të dhunshëm.
Nisur edhe nga fakti tjetër që seancën e fundit të Kuvendit Komunal e karakterizoi degradimi i plotë me fjalor fyes të Kryetarit të Komunës me koordinim të plotë të Kryetarit të Kuvendit, ku këshilltarët e PDSH-së por edhe të pjesës tjetër të opozitës e braktisën senancën, në pamundësi për të paraqitur pikëpamjet tona në pikën më të rëndësishme e që kishte të bënte me realizimin e buxhetit të komunës për vitin 2017, të cilën pikë e tërhoqën nga rendi i ditës, sot po paraqesim para qytetarëve të komunës së Preshevës mashtrimet që kanë ndodhur gjatë vitit 2017 e që po vazhdojnë edhe më egër në këtë Vit.
Për vitin 2017 psuhteti mashtrues planifikoi buxhet REKORD prej 1,2 Miliardë dinarë, (10,256,410.00 €) ndërsa u realizuan veëm 833,638,805.00 dinarë. (7,125,117.00 €).
Suficiti buxhetorë gjegjësisht mjetet e pa shfrytëzuara janë 45,563,137.00 dinarë, të cilat janë bartur në buxhetin e vitit 2018.
Më poshtë ju paraqesim mashtrimet të cilat janë bërë:
1. Të hyrat e përgjithshme dhe inkasimet e realizuara në bazë të shitjes së pasurisë jofinanciare 879,201,942.00 dinarë, apo 7,514,546.51 €. Që do të thotë se buxheti aspak nuk ishte në vlerën e 1,2 Miliard dinarëve por e 879,201,942.00 dinarëve.
2. Sufiçiti buxhetorë: 45,563,137.00 dinarë, mjetet vetanake: 730,437,109.00 dinarë, transferet : 148,764,833.00 dinarë. Gjithsej 879,201,942.00 dinarë.
Trupi koordinues 106,278,165.00 dinarë;
Bursat e nxënësve 13,032,000.00 dinarë;
Tani nëse e vërejmë me kujdes mund të dallojmë se prej vlerës së propaganduar buxhetore prej 1.2 Miliard dinarëve janë realizuar vetëm 60% e mjeteve vetanake.
3. Planifikimi buxhetor për zhvillim ekonomik lokal dhe planifikim hapsinor ZERO, përkundër trumbetimit për zhvillim ekonomik, investime për rigjenerim të ekonomisë lokale, shihet qartë mashtrimi.
(Projekti i zonës industriale në vitin 2017 përvec vendosjes së tre trafostacioneve me fuqi instaluese prej 10 megavatëve mbeti i papërfunduar, në vitin 2016 e kishim lënë të gatshëm projektin e linjës kabllore 10kV të fituar nga ministria e Ekonomisë si dhe kishim lënë të planifikuar edhe vendosjen e trafostacioneve të cilat nuk i realizoi pushteti mashtrues i asaj kohe, përkundër asaj që gojën e kishin plot zhvillim ekonomik)
Hartimi i projekt dokumentacionit
Përfshirja në planin gjeneral urbanistik 
Hartimi i planit detal rregullativ
Studimi i fizibilitetit (vlefshmërisë) që akoma nuk e kanë lexuar përmbajtjen e saj... 
4. Për zhvillimin ekonomik lokal janë ndarë vetëm 3,950,000.00 dinarë.
(vlen të theksohet se ky pushtet i injorantëve nuk ka hulumtuar asnjë dokument strategjik të komunës së Preshevës të cilat në emisione të ndryshme deklaron se nuk ka pasur plane komuna, sikur ky rishtaz e zbuloi komunën e Preshevës , prandaj para jush po e bëjmë publike Planin Strategjik të komunës së Preshevës për periudhën 2011-2016 e të cilin as që e ka idenë që ekziston dhe të cilin ka qenë dashur ta revidoj .......)
5. Planifikimi buxhetor për turizëm gjithashtu ZERO dinarë, kemi parasyshë premtimet-mashtrimet për investimet në hapsirat tek penda e Rahovicës, kalaja e Preshevës, etj.
6. Mbrojtja e ambientit jetësor, ZERO dinarë të ndara, që ndërlidhet me keqmenaxhimin e plehrave, deponive të mbeturinave në qytet dhe në të gjitha fshatrat e komunës. 
7. Përderisa në fushatën e vitit 2016 si kryefjalë në fushatën propaganduese të tyre kritikonin me zë të lartë se asfalti dhe kockat e betonit nuk hahen, ndërkohë për infrastrukturën rrugore u harxhuan 242,843,371.00 dinarë, ose 33% e buxhetit total të vitit 2017.
8. Investimet buxhetore të planifikuara për shkollat e komunës prap janë ZERO dinarë. Sulmet e tyre drejtuar qeverisjes lokale të pushtetit tonë ishte salla e edukates fizike në shkollën fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, etj.
9. Zhvillimi i kulturës, 57,698,229.00 dinarë, ku u shpenzua kjo shumë e madhe, në këtë aspekt nuk mbahet mend ndonjë eveniment a aktivitet kulturor të realizuar që do të arsyetonte këtë shumë.
10. A mund të kemi zhvillim ekonomik në zonën industriale me investim prej vetëm 2,967,786.00 dinarëve? Kaq ishte vlera e investuar në planifikimin buxhetor të vitit 2017 për tërheqjen e investitorëve.
11. Për rekonstruimin e rrugicave në lagje të bashkësive lokale me kubëza betoni apo shtresë asfalti, janë shpenzuar vetëm 708,000.00 dinarë. Të kemi parasyshë se përgjat fushatës në muajt nëntor-dhjetor janë shpërndarë mbi 20.000 m2 kubëza betoni të cilat me vlerë minimale prej 600 dinarë për metër katrorë kanë koston prej 12 milion dinarëve! Nga cila linjë buxhetore janë paguar ato?
12. Rruga “Karposh” me gjatësi 1.1 km ka kushtuar 43,777,670.00 dinarë, të kryera afro 800 metra. 
Rruga Cakanoc-Miratoc me gjatësi prej 1,4 km, të kryera 20,888,270.00 dinarë.
Rruga në fshatin Ashanë, me gjatësi prej 1,5 km, e kryer, kushtoi vetëm 4,739,436.00 dinarë.
Këtu vërehet se rrugët me gjatësi përafërsisht të barabarta kushtuan pesë deri në djetë herë më shumë se sa rruga më pakë e kushtueshme.
13. Duke pasur parasyshë vlerën prej 45,563,137.00 suficit nuk janë punuar këto projekte edhe pse të planifikuara për vitin 2017:
- shpimi i pesë puseve në fshatin Zhunicë,
-nyjet sanitare në shkollën fillore “Dituria” në fshatin Corroticë,
-rruga Bushtran,
-rruga “Vëllezërit Frashëri,
-rruga Buhiç-Ilincë-Maxhere,
-trotuaret në rrugën “Migjeni” Preshevë.
14. Për rrugën Buhiç-Ilincë-Maxhere janë paguar 25,905,607.00 dhe nuk është punuar fare.
15. Për rrugën Rahovicë-Bukuroc të paguara 11,959,834.00 dinarë pa u punar fare.
16. Për rrugën “Vëllezërit Frashëri” është paguar vlera prej 8,798,640.00 dinarëve, rrugë e cila nuk e ka as një metër asfalti të shtruar?!

• Këto të dhëna janë nxjerrë nga realizimi i buxhetit të Komunës Preshevë për vitin 2017, material i dorëzuar këshilltarëve të Kuvendit Komunal Preshevë

Periudhën e vitit 2018 është duke e karakterizuar errësirë e plotë e llogaridhënies, ajo që po mund të shohim ka të bëjë me shpenzime enorme në punësime partiake, me kuadro të pakualifikuar me kontrata në vepër ku vetëm në administratën komunale numri i tyre është mbi 20 pa e ditur fare secili nga ta se çfarë pune bëjnë, ashtu si edhe vet kryetari i komunës i cili gjatë tërë kohës së tij në komunë nuk e din se cfarë bën.

Keqpërdorimet tjera kanë të bëjne me shtrimin e drekave dhe darkave për militantët partiak me parat e qytetarëve të komunës së Preshevës, ku vetëm për muajin maj të këtij viti sipas infarmatave që kemi kryetari mashtrues ka keqpërdorur mjete në vlerë mbi 200.000,00 dinarë, ku shumë shpejtë do ti bëjmë publike edhe për periudhat tjera të vitit shpenzimet e bëra për dreka dhe darka partiake.
Poashtu keqpërdorimet e bëra gjatë udhëtimeve private partiake i delagacionit të Alternativës për mashtrime, ku kishin qëndruar në Republikën e Turqisë, duke shpenzuar kështu një shumë prej mbi 400.000,00 dinarë , pa sjellur asnjë dobi nga kjo vizitë e bërë në kurriz të qytetarëve të komunës sonë.
Në vizitat e bërë tjera, ky njeri i luksit gjerman për një natë të qëndrimit në Tiranë ka shpenzuar 1000 euro mjete në hotelin lukzos Plazma.
Të gjitha shpenzimet e udhëtimeve do ti bëjmë publike për një periudhë të shkurtër kohore nga se kemi kërkuar me shkrim nga administrata komunale që të na dorëzohen në përputhje me Ligjin mbi qasjen e lirë të informatave të rëndësisë së veçantë.

Partia Demokratike Shqiptare duke parë pezmin, arrogancën, fyerjet, degradimin dhe mosdurimin që janë duke e paraqitur hapur ky pushtet i adoleshentëve dhe të vetknaqurve në çdo paraqitje të tyre publike, madje edhe gjatë muajit të Ramazanit kryeti i APM nuk u kursye që në çdo iftar të organizuar të ndjell vrerë, të nxis urrejtje, shkaktoj përçarje ndërvllazërore në mesin tonë,pranda i ftojmë publikisht që të distancohen nga kjo formë e të menduarit dhe shprehjes, sidomos kryetarin e komunës si dhe kryetarin “sypatrembur” të Kuvendit Komunal Sami Salihu i cili në seancën e Fundit të Kuvendit Komunal shpërfaqi çmenduri të paparë nga një drejtues i Kuvendit dhe i cili po vazhdon të fyej publikisht opozitën dhe liderin e saj në formën më të neveritshme dhe të ulët, që të kërkojnë publikisht falje, në të kundërtën Partia Demokratike Shqiptare, do të bllokojë foltorën e Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës në seancat e radhës.

Në Preshevë
09 qershor 2018

Nënkryetari i PDSH-së
Ilir Sadriu

Ekspozita nga nxënësit ende e hapur në Bujanoc
Halimi dhe Kamberi morën pjesë në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration