Pas njerëzve, në kufirin e Preshevës kontrabandim edhe me kafshë! (Foto)
Lokale

Pas njerëzve, në kufirin e Preshevës kontrabandim edhe me kafshë! (Foto)

09.Dec.2014 10:48
0
Në pikën kufitare në Preshevë, doganierët kanë parandaluar tentim e kalimit ilegal nga Serbia në Maqedoni, të 40 zogjve, rosave, pulave e fazanëve, të cilët nuk bien në grupin e kafshëve të mbrojtura.

Këta zogj tentoi t’i kontrabandojë shtetasi i Maqedonisë 37 vjeçar, duke i fshehur në bagazhin e veturës së markës “Peugeot”.

Ai i kishte thënë doganierëve se të gjithë zogjtë i kishte blerë në Vranjë, ndërsa më pas kishte sqaruar se këtë e kishte bërë një Banjën e Nishit. 

“Gjatë kontrollit të detajuar të makinës, doganierët kanë kontrolluar bagazhin dhe veturën dhe shumicën e zogjve, 12 rosa, 4 pëllumba, 12 pula, 4 fazanë, janë gjetur në kuti kartoni, në arkë plastike dhe metalike në bagazh, kurse katër fazanë dhe dy pëllumba ishin të fshehura nën ulëset e përparme të makinës. Si përherë, në situatën kur zbulohen kontrabandim i kafshëve, doganierët janë konsultuar me Ministrinë e Bujqësisë dhe Mbrojtje të Mjedisit, respektivisht Grupit për implementimin e Konventës CITES për të vërtetuar se për cilin lloj të kafshëve bëhet fjalë”, thuhet në kumtesën e Doganës, transmeton Titulli. 

Pas shikimit të fotografive si dhe vetë zogjve, inspektorët e veterinarisë kanë vërtetuar se këto lloj zogjsh nuk janë në listën e CITES të llojeve të mbrojtura, mirëpo janë marrë dhe vendosur në karantinë.

Duke pas parasysh se bëhet fjalë për shtetas të huaj, është nisë procedurë e përshpejtuar për kundërvajtje, ndërsa Gjykata kompetente për Kundërvajtje në Bujanoc ka sjellë vendim për dënim në të holla. /Titulli.com/

 

Policia në Medvegjë konfiskon 686 kuti me cigare
Për Bujanocin, shpëtimi në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration