Pas fshatit Turi, protesta edhe në Tërnoc (foto)
Lokale

Pas fshatit Turi, protesta edhe në Tërnoc (foto)

27.Jul.2014 15:35
0

Banorët e një rruge dytësore të lagjes Terzi në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanoci kanë mbetur pa rrugë të asfaltuar edhe përskaj premtimeve se do të bëheshin me asfalt para Bajramit.

Të mërkurën (23 korrik) banorët e kësaj lagje (afër çezmës së Terzive) kishin ndaluar punimet e kompanisë së kontraktuar “Saba Bellça” nga Presheva, me të kuptuar se do të shtrohet vetëm një pjesë e kësaj rruge, nga rreth 250 metra sa janë gjithsejtë.

“Punimet e rrugës me gjatës 164 metra janë kryer, ka mbet vetëm të asfaltohet, kurse pjesa tjetër e paraparë deri tek shaktja e fundit ende nuk ka filluar puna edhe rreth 40 metra. Pas kësaj banorët janë detyruar të organizohen dhe pjesën tjetër (rreth 45 metra) ta kryejnë me vetëfinancim megjithëse e dimë që në çfarë kushte po jetojmë”, ka deklaruar sot për portalin informativ Titulli, Ramadan Mustafa, banor i pakënaqur i kësaj lagje.

“Kur e kemi kuptu se vetëm 164 metra do të përfundohen, banorët e lagjes i kanë detyru punëtorët e kompanisë ‘Saba Bellca’ t’i ndërpresin punimet, ose le të shtrohet krejt ose të mbese ashtu si është. Me vonë drejtori i Drejtoratit për Ndërtim Agim Haliti ka dal ne vendin e ngjarjes dhe ka biseduar me ne. Dëshira jonë është që punimet te kryhen deri për Bajram po kjo nuk ndodhi, shpresojmë që pas Bajramit te kryhet sepse e kemi prit me vite asfaltimin e kësaj rruge”, thotë Ramadan Mustafa duke shpjeguar se edhe banorët e kësaj lagje, si gjithë të tjerët, janë taksapagues të kësaj komune.

Siç shprehen banorët, edhe përskaj premtimit se punimet do të kryhen para festës së Bajramit, kjo lagje nga dita e mërkurë kur protestuan, e më pas morën premtimin nga drejtuesi i drejtoratit për ndërtim se do të shtrohet rruga para kësaj feste, më nuk kanë parë makinerinë e kompanisë që duhej të shtronte asfaltin.

Problemi qëndron se kjo rrugë e frekuentuar e që ngjitet drejtë malit të Tërnocit ka një gjatësi prej rreth 250 metra, ndërsa drejtorati në marrëveshje me banorët ka paraparë shtrimin e rreth 202 metrave, duke u lënë pa asfalt pjesën tjetër, për të cilat do të duhet të participojnë vet banorët e kësaj lagjeje.

Kontrata për asfaltimin e kësaj rruge si dhe asaj në lagjen Haxhi Musa është nënshkruar më 1 korrik me një vlerë prej rreth 6 milionë dinarë.

Ky është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër ku banorët shqiptar të komunës së Bujanocit protestojnë duke kërkuar asfaltim më të plotë dhe jo të pjesërishëm.

Më 15 korrik banorët e fshatit fqinj me Tërnocin, në Turi, protestuan për të asfaltuar rrugët kryesore të këtij vendbanimi duke mos u anashkaluar ato përmes rrugëve dytësore, me çrast pas protestës u arrit marrëveshja që të shtrohen rrugët e këtij fshati të vogël shqiptar me mbi 70 shtëpi./Titulli.com/

Rrënohet shtëpia e djegur e familjes Musliu (foto)
Luginë: Për Fitër Bajram 20 familje në shtëpi të reja (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration