Paralelizmat…
Vështrime

Paralelizmat…

24.Jan.2013 15:57
0
Pakicat kombëtare, në Ballkan, nuk janë vetëm problem në Serbi, ato janë një “gur” i mullirit i varur në qafën e shteteve “demokratike”, të cilat trumbetojnë me plot gojën se ofrojnë kushte të mira për joshqiptarët, joserbët, jomaqedonasit, jogrekët e jo…e jo… të tjerë, që nuk ndihen rehat në vendin ku jetojnë dhe veprojnë. Harta e Serbisë, i përngjanë lëkurës së leopardit me laramaninë e pakicave kombëtare. Ky shtet, në vend se të krenohet për begatinë e pakicave, ajo jo rrallë ngryset e shqetësuar për kërkseat e pakicave për më shumë të drejta në fushën e arsimit, kulturës, gjuhës, simboleve kombëtare e vetqeverisjes lokale. Shkruan: Drilon Hyseni; Drilon-HyseniBeogradi për dallim nga kryeqendrat e tjera ballkanike, qalon në përmbushjen e standardeve evropine për pakicat kombëtare. Në familjen e vendeve Evropiane, minoritetet kanë të drejta të barabarta. Po, a i gëzojnë të drejtat e barabarta shqiptarët, në krahasim me joserbët e tjerë në Serbi? Jo! Ato të drejta që i gëzojnë hungarezët, rumunët, sllovakët, sanxhaklinjtë, romët etj, nuk i gëzojnë edhe shqiptarët, të cilët radhiten në qytetarë të rendit të dytë a të tretë pas romëve. Serbia ndjenjën e albanofobisë e ushqen prej shekujsh. Shqiptarët e Luginës, ndonëse i ka të integruar në jetën politike dhe ekonomike të vendit, ajo i mbanë për “kusuritje” me serbët e veriut të Kosovës. Lapidari dhe Haqif Efendiu Lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së, xhandarmëria serbe e hoqi nga Sheshi i Dëshmorëve, në qendër të Preshevës. Të kota ishin lutjet e shqiptarëve në Beograd, Prishtinë e Tiranë, që mos ta prekin pllakën e përkujtimit për më të dashurit e tyre, të cilët e dhanë jetën për lirinë e vendit. Pushteti aktual i Beogradit, nuk veproi ngjashëm edhe me Pllakën e Haqif Efendiut në Novi Pazar, të cilën e kishte vendosur Këshilli Nacional i Sanxhakut, në gusht të vitit të kaluar. Nënkryetari i Serbisë, Vuçiq e kryeministri Daçiq, dërguan porosi të qarta për sanxhaklinjt, të hiqet pllaka dhe të gjendet një zgjidhje nga organet kompetente të Ministrisë së Drejtësisë, në frymën e ligjit dhe Kushtetutës serbe. A do të pësoj Pllaka e Haqif Efendiut në Novi Pazar, fatin e Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevës, mbetet të shihet në vijim. Një është e ditur, se atë demonstrim të forcës, të cilën Beogradi e tregoi në Luginë, nuk do ta provonte kurrë në Sanxhak. Pse? Jo, pse sanxhaklinjtë janë më patriotë e atdhedashës se shqiptarët e Luginës, por pse udhëheqja e tyre politike është më pragmatike, më vizionare. Lidershipi i Luginës, është i ndarë dhe i përcarë pa fund. Atyre u mungon një strumbullarë rreth të cilit do të silleshin të gjithë. Ata kanë shumë parti politike, një Këshill Nacional dhe një deputet republikan. Të ndarë në pozitë e opozitë, ata herë thërrasin në ndihmë kryesinë e këshilltarëve shqiptarë, herë Grupin e Unitetit, herë kuvendet komunale veç e veç. Bashkëpunimi mes tyre, është jo i sinqertë dhe shpesh cinik. Mungesa e një bashkëpunimi të ndërsjelltë, shpesh i ka sjellë ata jo serioz si ndaj Beogradit, edhe ndaj Prishtinës. Ata, mjerisht, as sot nuk kanë ndonjë vizion të qartë se çka dëshirojnë për Luginën: Autonomi në kuadër të Serbisë, Bashkim me Kosvovën, Status Special, etj. Për shumë iniciativa spektri politik i Luginë, gjatë takimeve me institrucinet në Prishtinë dhe Tiranë, ka marrë këshillimet, që ata vetë të vendosin sipas rrethanave ekzistuese. Në disa momente kjo u ka sjell edhe huti. Mirëpo, rasti i Lapidarit dhe porosia e faktorit politik në Kosovë dhe Shqipëri, që të mbrohet nga shqiptarët e Luginës, nuk dha rezultate të pritura. Grupi i Unitet shqiptar në Luginë, doli i befasuar dhe i tradhtuar siç thonë ata, nga Beogradi, ngase ishin të gatshëm ta lëkundin Lapidarin me marrëveshje. Sa qesharake!. Zhvedosjen e Lapidarit si opsion, ata e kanë pasur shumë më herët, mirëpo ushqeheshin me iluzione se Beogradi nuk guxon ta destabilizoj Luginën. Manovrat politike të Grupit të Unitet, që i tradhtoi Serbia në prag të marrëveshjes, i përngjajnë shumë përrallës së Kësulkuqës. Kokë për kokë Lugina e Preshvës dhe Veriu i Kosovës, sa do që në zhargonin politik të Kosovës dhe Serbisë, merren si dy çështje të ndara, ato dalë nga dalë po hyjnë në një Pako, pak më ndryshe se ajo e Ahtisarit. Opsioni i shkëmbimit të territoreve, është një ide e kahmotshme, në fillim e pakapshme, tabu, madje edhe iluzore. Por, me kalimin e kohës, gjërat po ecin në drejtim të një zgjidhjeje të kënaqëshme deri diku për të dy palët negociatore, për të dy shtete shqiptaro-serbe. Një një intervistë për javoren “Zëri”, më 1993, dr. Ibrahim Rugova, pat thënë se nuk ka ndarje të Kosovës, por nuk përjashtohet mundësia e këmbimit të territoreve (Veriu i Kosovës; Leposaviq, Shtërpc, Zubin Potok - Luginë e Preshevës: Preshevë, Bujanoc dhe Mevegjë). Ngjashëm mendojnë edhe intelektualë të kalibrit të dr. Rexhep Qosjes, dr. Mark Krasniqit, Adem Demaqit etj. Po edhe në Serbi, ka zëra që e propagandojnë një ide të tillë, si një zgjidhje e mundshme për t’i ulur pasionet, ëndërrat, iluzionet. Perëndimorët vetë e kanë thënë se  shqiptarët dhe  serbët, po deshën mund të merren vesh edhe pa praninë e tyre, ata vetë vendosin për rregullimin e demakracionit të kufijve shtetëror, pavarësisht Kushtetutave dhe ligjeve ekzistuese, të cilat nuk janë as Kur’an e as  Bibël, që të mos ndryshohen. Pakicat kombëtare, në Ballkan, nuk janë vetëm problem në Serbi, ato janë një “gur” i mullirit i varur në qafën e shteteve “demokratike”, të cilat trumbetojnë me plot gojën se ofrojnë kushte të mira për joshqiptarët, joserbët, jomaqedonasit, jogrekët e jo…e jo… të tjerë, që nuk ndihen rehat në vendin ku jetojnë dhe veprojnë. Harta e Serbisë, i përngjanë lëkurës së leopardit me laramaninë e pakicave kombëtare. Ky shtet, në vend se të krenohet për begatinë e pakicave, ajo jo rrallë ngryset e shqetësuar për kërkseat e pakicave për më shumë të drejta në fushën e arsimit, kulturës, gjuhës, simboleve kombëtare e vetqeverisjes lokale. Beogradi për dallim nga kryeqendrat e tjera ballkanike, qalon në përmbushjen e standardeve evropine për pakicat kombëtare. Në familjen e vendeve Evropiane, minoritetet kanë të drejta të barabarta. Po, a i gëzojnë të drejtat e barabarta shqiptarët, në krahasim me joserbët e tjerë në Serbi? Jo! Ato të drejta që i gëzojnë hungarezët, rumunët, sllovakët, sanxhaklinjtë, romët etj, nuk i gëzojnë edhe shqiptarët, të cilët radhiten në qytetarë të rendit të dytë a të tretë pas romëve. Serbia ndjenjën e albanofobisë e ushqen prej shekujsh. Shqiptarët e Luginës, ndonëse i ka të integruar në jetën politike dhe ekonomike të vendit, ajo i mbanë për “kusuritje” me serbët e veriut të Kosovës. Lapidari dhe Haqif Efendiu Lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së, xhandarmëria serbe e hoqi nga Sheshi i Dëshmorëve, në qendër të Preshevës. Të kota ishin lutjet e shqiptarëve në Beograd, Prishtinë e Tiranë, që mos ta prekin pllakën e përkujtimit për më të dashurit e tyre, të cilët e dhanë jetën për lirinë e vendit. Pushteti aktual i Beogradit, nuk veproi ngjashëm edhe me Pllakën e Haqif Efendiut në Novi Pazar, të cilën e kishte vendosur Këshilli Nacional i Sanxhakut, në gusht të vitit të kaluar. Nënkryetari i Serbisë, Vuçiq e kryeministri Daçiq, dërguan porosi të qarta për sanxhaklinjt, të hiqet pllaka dhe të gjendet një zgjidhje nga organet kompetente të Ministrisë së Drejtësisë, në frymën e ligjit dhe Kushtetutës serbe. A do të pësoj Pllaka e Haqif Efendiut në Novi Pazar, fatin e Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevës, mbetet të shihet në vijim. Një është e ditur, se atë demonstrim të forcës, të cilën Beogradi e tregoi në Luginë, nuk do ta provonte kurrë në Sanxhak. Pse? Jo, pse sanxhaklinjtë janë më patriotë e atdhedashës se shqiptarët e Luginës, por pse udhëheqja e tyre politike është më pragmatike, më vizionare. Lidershipi i Luginës, është i ndarë dhe i përcarë pa fund. Atyre u mungon një strumbullarë rreth të cilit do të silleshin të gjithë. Ata kanë shumë parti politike, një Këshill Nacional dhe një deputet republikan. Të ndarë në pozitë e opozitë, ata herë thërrasin në ndihmë kryesinë e këshilltarëve shqiptarë, herë Grupin e Unitetit, herë kuvendet komunale veç e veç. Bashkëpunimi mes tyre, është jo i sinqertë dhe shpesh cinik. Mungesa e një bashkëpunimi të ndërsjelltë, shpesh i ka sjellë ata jo serioz si ndaj Beogradit, edhe ndaj Prishtinës. Ata, mjerisht, as sot nuk kanë ndonjë vizion të qartë se çka dëshirojnë për Luginën: Autonomi në kuadër të Serbisë, Bashkim me Kosvovën, Status Special, etj. Për shumë iniciativa spektri politik i Luginë, gjatë takimeve me institrucinet në Prishtinë dhe Tiranë, ka marrë këshillimet, që ata vetë të vendosin sipas rrethanave ekzistuese. Në disa momente kjo u ka sjell edhe huti. Mirëpo, rasti i Lapidarit dhe porosia e faktorit politik në Kosovë dhe Shqipëri, që të mbrohet nga shqiptarët e Luginës, nuk dha rezultate të pritura. Grupi i Unitet shqiptar në Luginë, doli i befasuar dhe i tradhtuar siç thonë ata, nga Beogradi, ngase ishin të gatshëm ta lëkundin Lapidarin me marrëveshje. Sa qesharake!. Zhvedosjen e Lapidarit si opsion, ata e kanë pasur shumë më herët, mirëpo ushqeheshin me iluzione se Beogradi nuk guxon ta destabilizoj Luginën. Manovrat politike të Grupit të Unitet, që i tradhtoi Serbia në prag të marrëveshjes, i përngjajnë shumë përrallës së Kësulkuqës. Kokë për kokë Lugina e Preshvës dhe Veriu i Kosovës, sa do që në zhargonin politik të Kosovës dhe Serbisë, merren si dy çështje të ndara, ato dalë nga dalë po hyjnë në një Pako, pak më ndryshe se ajo e Ahtisarit. Opsioni i shkëmbimit të territoreve, është një ide e kahmotshme, në fillim e pakapshme, tabu, madje edhe iluzore. Por, me kalimin e kohës, gjërat po ecin në drejtim të një zgjidhjeje të kënaqëshme deri diku për të dy palët negociatore, për të dy shtete shqiptaro-serbe. Një një intervistë për javoren “Zëri”, më 1993, dr. Ibrahim Rugova, pat thënë se nuk ka ndarje të Kosovës, por nuk përjashtohet mundësia e këmbimit të territoreve (Veriu i Kosovës; Leposaviq, Shtërpc, Zubin Potok - Luginë e Preshevës: Preshevë, Bujanoc dhe Mevegjë). Ngjashëm mendojnë edhe intelektualë të kalibrit të dr. Rexhep Qosjes, dr. Mark Krasniqit, Adem Demaqit etj. Po edhe në Serbi, ka zëra që e propagandojnë një ide të tillë, si një zgjidhje e mundshme për t’i ulur pasionet, ëndërrat, iluzionet. Perëndimorët vetë e kanë thënë se  shqiptarët dhe  serbët, po deshën mund të merren vesh edhe pa praninë e tyre, ata vetë vendosin për rregullimin e demakracionit të kufijve shtetëror, pavarësisht Kushtetutave dhe ligjeve ekzistuese, të cilat nuk janë as Kur’an e as  Bibël, që të mos ndryshohen./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/Drilon-Hyseni.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mikeshës së shqiptarëve, zonjës Lunaçek dhe shtetit mik Austriak
Lugina e Preshevës dhe veriu i Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration