Përvjetori i Pavarësisë së Shqipërisë,  i gjen shqiptarët e Luginës të diskriminuar?
Lokale

Përvjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, i gjen shqiptarët e Luginës të diskriminuar?

28.Nov.2014 14:20
0
Partia për Veprim Demokratik ka uruar shqiptarët për ditën e flamurit dhe 102 vjetorin e pavarësisë së shtetit Shqiptarë.

PVD ka shprehur  mirënjohjen për të gjithë ata që luftuan, u flijuan dhe kontribuuan secili në mënyrën e vetë, në një prej vlerave mbi të cilën u krijua dhe po zhvillohet Unioni Evropian, atë të lirisë dhe barazisë mes njerëzve dhe popujve.

“Edhe ky përvjetorë i Pavarësisë së Shqipërisë dhe flamurit tonë kombëtarë i gjen shqiptarët e Luginës së Preshevës në rrethana të njëjta sa i përket realizimit të të drejtave të tyre individuale dhe kolektive. Shqiptarët e këtyre trevave edhe më tutje janë të diskriminuar jashtëzakonisht nga shteti dhe regjimet e pushtetit qendrorë”, thuhet në urimin e Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi kryetar.

PVD mbetet me shpresë për një unitet më të madh në veprim të faktorit politik vendor në bashkëpunim me politikat kombëtare të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare në realizimin e të drejtës së përdorimit të simbolit kombëtarë dhe të drejtave elementare që na takojnë në bazë të dokumenteve të ndryshme ndërkombëtare. 

Ndahen tetë shtëpi për refugjatët në Bujanoc
PVD në Bujanoc shënon ditën e pavarësisë së Shqipërisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration