Përkujtohen dëshmorët e UÇPBM-së, zbulohet shtatorja për Shaban dhe Sami Ukshinin
Lugina

Përkujtohen dëshmorët e UÇPBM-së, zbulohet shtatorja për Shaban dhe Sami Ukshinin

07.Aug.2018 11:45
0
Në fshatin Rahovicë të komunës së Preshevës u mbajt tubim përkujtimorë për të rënët e luftës për liri të UÇPBM-së në të cilën morën pjesë veteran, familjarë, qytetarë dhe përfaqësues të pushteti lokal.

“Ky përvjetor i rëndësisë së veçantë është dhe do të mbetet tradicional sepse të rënët për liri janë të pavdekshëm dhe do të jenë gjithmonë në kujtesat tona”, është shprehur Sami Salihu kryetar i kuvendit komunal të komunës së Preshevës, shkruan Titulli.com.

Ndërsa në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit u bë përurimi i shtatoreve të heronjëve Shaban dhe Sami Ukshini  të cilët ranë heroikisht në luftën e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë më 14 maj të vitit 200.

“Prej sot, Shaban e Sami Ukshini i bëjnë roje lirisë së Kosovës. Sakrifica e tyre për liri dhe pavarësi, për ne do të jetë frymëzim i përjetshëm. Lavdi e përjetshme jetes dhe vepres së tyre”, ka thënë para të pranishmëve nënkryetari Arbër Ismajli, i cili foli në emër të kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri, transmeton Titulli.com.

Pjesë e zbulimit të shatores së Shaban dhe Sami Ukshini ishte edhe Sami Salihu, kryetar i kuvendit komunal të Preshevës i cili theksoi se symbol i rezistencës dhe unitetit kombëtar janë vëllezërit Ukshini.

“Pos mungeës së babait dhe xhaxhait, sot ne ndjejmë një krenari, e cila sadopak na e lehtëson dhembjen”, tha Hikmetja vajza e dëshmorit Shaban Ukshini./Titulli.com/2lonline/

Opozita shqiptare kërkon mobilizim qytetar për rrëzimin e qeverisjes në Preshevë
Kryetari i Preshevës Arifi: Nuk e dëgjojë zërin opozitarë, ata nuk janë stratega
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration