Përfundon fushata sensibilizuese kundër drogës (Foto)
Në kuadër të fushatës kundër substancave narkotike, drogës, e cila ka filluar me 24 nëntor, sot në Bujanoc është mbajtur tryeza përmbyllëse.
Organizatorët e kësaj fushate në tryezën e fundit ka thënë se aksioni ka pasur sukses, pasi mendojnë se kanë arrit të vetëdisojë sado pak të rinjtë nga rreziku që sjell përdorimi i substancave narkotike.
Sipas koordinatorit të kësaj fushate, Nevzad Lutfiut sukseset janë të prekshme, pasi nga tribuna e organizuar kundër alkooolit është arrit që nxënësit e shkollës teknike “Presheva” në Preshevë të kuptojnë që përdorimin i saj është i dëmshëm, duke larguar nga përdorimi alkoolin në mbrëmjen e maturës.
Në këtë tryezë ishin përgatitur edhe tri kumtesa, nga teologu Mr. Ragmi Destani, Fatime Fazliu psikologe klinike, si dhe Dr.spc Adnan Salihu-përfaqësues i shoqatës së mjekëve të Luginës.
Destani, në emër të organizatorëve bëri një elaborim të kësaj fushate prej fillimit të saj e deri në fund, duke falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në mbarëvajtjen e kësaj fushate.
Pjesëmarrësit në tribunën e sotme dhe aktivitetet tjera të zhvilluara gjatë kësaj fushate thanë se aksioni ka ndihmuar në marrjen e informacioneve më të sakta rreth pasojave që ka përdorimi i këtyre substancave.
Organizatorët theksojnë se Bujanoci e Presheva janë vende të vogla dhe përdorimi i substancave narkotike, në një apo mënyrë tjetër, rrezikon të ardhmen e të rinjve të Luginës.
Fushata kundër substancave narkotike që filloi nga 24 nëntori në Preshevë e duke përfunduar më 4 dhjetor në Bujanoc, u organizua nga Departamenti i të Rinjve dhe i Gruas pranë KBI-së në Bujanoc, shkollës së mesme teknike “Presheva” dhe Zyra për të Rinj në Preshevë./Titulli.com/
Konkluzionet e nxjerra nga fushata:
- U mobilizuan të gjithë faktorët e Luginës në këtë fushatë kundër drogës.
- U nxorën shumë njohuri dhe mësime shkencore për drogën.
- Si iniciatorë dhe organizatorë; hapim rrugën për të bashkëpunuar me të gjithë, kundër të gjitha dukurive negative në shoqëri.
- Të fillojmë të mendojmë për ndërtimin e një strategjie gjithëpërfshirëse për parandalimin e përdorimit të substancave narkotike për të gjitha shkollat e mesme, ku jo vetëm kaq, por strategjitë parandaluese t’i fillojmë që nga shkollat fillore.
- Komunat të ndajnë buxhet të veçantë për organizime kundër dukurive negative.