Përcillen në banesën e fundit trupat e pajetë të familjes preshevare (video)
Çiftit bashkëshortor Bashkim e Zejnihane Hamidi si dhe vajzës së tyre 15 vjeçare Emrushe Hamidi nga Presheva, sot i është dhënë lamtumira e fundit, nga familjarët, miqtë e bashkëvendësit e shumtë.Trupat e tyre të pajetë sot po prehen në varrezat e qytetit të Preshevës, në banesën e tyre të fundit, duke u përshëndetur me më të dashurit e tyre.
Tre anëtarët e familjes Hamidi jetën humbën në aksidentit tragjik automobilistik në Rrugën e Kombit, derisa me makinën e tipit Golf 3 po udhëtonin në aksin Kukës – Morinë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së martës (11 nëntor) kur makina e preshevarëve u përplasë me mjetin tip BMW me targa kosovare në të cilin udhëtoni dy djem të rinj.
Ky rast i humbjes së tre jetëve të kësaj familje, përveç familjarëve, ka prekur rëndë edhe qytetarët e Luginës së Preshevës dhe më gjerë, të cilët sot ishin me mijëra në kortezhin mortor./Titulli.com/