Osmani: Me Thaçin rrezikojmë të humbim edhe këtë territor, e lëre më të na bashkohet Lugina
Lugina

Osmani: Me Thaçin rrezikojmë të humbim edhe këtë territor, e lëre më të na bashkohet Lugina

07.Aug.2018 11:45
0
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani në Interkativ ka thënë se me presidentin Hashim Thaçi në krye të dialogut Kosova rrezikon ta humb edhe këtë territor që e ka, e jo më t'i bashkohet edhe Lugina e Preshevës.

Ajo ka akuzuar Qeverinë aktuale për mosmarrjen e përgjegjësisë, ndërsa thekson se zgjedhjet janë zgjidhja.

“Fatkeqësisht qeveria që kemi e ka humbur legjitimitetin pasi nuk e ka numrin e deputetëve për të udhëhequr. Nëse vendi shkon në zgjedhje dhe krijohet një Qeveri që ka legjitimitet dhe për të bërë përgatitjet për dialog. Kryesia e LDK-së dje ka pasur mbledhje dhe është diskutuar propaganda e Thaçit, që nganjëherë e shet me sukses. Është e domosdoshme që Gjykata Kushtetuese duhet ta sqarojë që presidenti nuk ka të drejtë të përfaqësojë Kosovën në këtë nivel Presidenti po e mban të bllokuar Gjykatën Kushtetuese, dhe për këtë kemi reaguar”, ka deklaruar Osmani.

Ajo më tutje ka shtuar se, “rrjedhimisht ai po tenton ta parandalojë një rast kundër tij në këtë gjykatë, përkundër që e ka për detyrë t’i funksionalizojë institucionet. Taktika nëpërmjet të cilave synon t’i kontrollojë. Ai e ka një gjë të qartë sepse nuk e ka përkrahjen e politikës në Kosovë e aq më pak të qytetarëve sepse s’do të bënte këto veprime”.

Osmani thotë se është absurde çdo fjali e Thaçit, sipas saj presidenti sot thoshte se para katër muajve ishte kundër por pasi u institucionalizua tema e Preshevës është pro kësaj. Kjo kërkesë e tillë ishte qe një kohë të gjatë.

“Ai po mashtron. Le ta dinë qytetarët e Luginës, pasi ai i ka krijuar këto për mbuluar premtimet që ka dhënë që do ta bënin Kosovën jo funksionale. Askush nuk do të duhej të binte në një grackë të tillë. Nuk duhet që qytetarët të pyeten se a duan që Lugina të bashkohet me Kosovën. Madje as partia e tij nuk po e merr seriozisht dhe nuk po e përkrah. Nëse Thaçi mendon se i beson se Serbia ta njeh Kosovën dhe t’i bashkohet Lugina, pa e dhënë veriun është e pamundur. Madje nuk duhet të hyjmë në detaje për rëndësinë e pjesës veriore për ekonominë e aspekte të tjera. Është e pamundur që ndryshimi i kufijve të ndodhte vetëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kjo do të kishte domino efekt në Maqedoni, Bosnje etj”, ka thënë Osmani.

“Me këtë president jemi në rrezik të humbim edhe këtë territor të Kosovës, e leje më të na bashkohet Lugina. Në raport me Vuçiqin ai është krejt tjetër, dhe duket se i sinkronizon. Referendumi është bllof tjetër, pasi ai nuk ka të drejtë ta kërkojë këtë”, është shprehur ajo në Interaktiv.

Osmani thotë se është shumë e rëndësishme që në zgjedhje të shkohet sa më shpejtë.

“Thaçi nuk ka të drejtë më të vazhdojë të negociojë në emër të Kosovës. Kush tjetër? Do të duhej të shkonim në zgjedhje dhe Qeveria do ta kishte legjitimitetin për të marrë drejtimin e dialogut. Është me rëndësi të kemi sa më shpejt në zgjedhje. Partitë në pushtet e kanë kuptuar se për çdo ditë që po kalon po rrezikohet shtetësia e Kosovës. Veprimet e Thaçit janë argument se nuk mund të shkohet tutje”, ka thënë ajo.

Osmani ka theksuar se kanë 57 vota, dhe në momentin që kanë edhe 4 vota do të shkojnë në mocion besimi.

“Ka sinjale, megjithatë nuk mund të them më tepër. Mund të jetë një nga partitë në koalicion pasi edhe ata po e shohin rrezikun nga Thaçi. Thaçi nuk mund t’ia bart dikujt tjetër një të drejtë, kur ai vet nuk e ka. Ai nuk mund t’i thotë dikujt po ta jap të drejtën me udhëheq dialogun, pasi atë e mandaton Kuvendi. E mund t’i them atij se po, LDK-ja do ta udhëheqë dialogun pas zgjedhjeve. Ne dhe VV-ja kemi qenë për një përjashtim eksplicit, gjë që nuk e ka përkrahur PSD-ja, pasi nuk e ka përjashtuar kategorikisht largimin e Thaçit. Duke pretenduar se nuk ka rëndësi kush e udhëheq dialogun do të thotë se nuk jemi duke e parë rrezikun që na kanoset”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se, “rreziku themelor është nga një kryenegociator, i cili për hallet e veta e futë Kosovën në probleme të mëdha. Platforma nënkupton strategji. Në vitet paraprake ka pasur platformë, prandaj e ka bërë Qeveria që e ka pasur miratimin e Kuvendit”.

Sipas saj Haradinaj po e pranon se nuk është i zoti me u përball me një proces të tillë, dhe është njerëzore të largohet, t’i lirojë vendin tjetërkujt.

Ajo ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Assesi nuk mund të ketë shmangie të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin. Kjo është pjesa më e rëndësishme, pasi nuk ka tejkalime. Vetëm atëherë kur eliminohen çështjet ekzekutive, përndryshe nuk ka kuptim të shkohet tutje me Asociacionin në rast se vazhdohet me mosrespektimin e Gjykatës Kushtetuese. Me gjasë për shkak se ai po negocion me Vuçiqin qe një vit, e ndoshta pretendon se mund të përfundojë dialogun për gjashtë muaj. Ai atë marrëveshje mund ta ruajë si suvenir. Askush s’do të duhej ta merrte seriozisht këtë president. Nëse kemi zgjedhje në Kosovë, atëherë deri në shtator do të mund të kemi Qeverinë, e në tetor të mund të fillohet me Kuvend. Më mirë është të mos ketë hiq marrëveshje, se sa të kemi marrëveshje të keqe”, ka thënë Osmani.

Kamberi: Zgjidhja parciale për Luginën sjell tragjedi
Vuçiq: Pajtohem për ridefinim të kufijve me shqiptarët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration