Opinion: Pasurinë time private e kam vu në shërbim të Popullit Shqipëtar...
Vështrime

Opinion: Pasurinë time private e kam vu në shërbim të Popullit Shqipëtar...

02.May.2012 23:44
0
Na erdhi 6 Maji i shumë pritur. Unë që moti kam filluar këtë ditë ta quaj ditë kur Shqipëtarët e Komunës së Bujanocit do të kenë REFERENDUM në mesë neve Shqipëtarëve dhe armikut tonë të përbetuar dhe të përjetshëm.   Pa mar parasysh se i përkas një Subjekti Politik Shqipëtar të Komunës së Bujanocit, por gjatë tërë fushatës zgjedhore pa asnjë hezitim i kam hapur dyert e pronës time private - Familjare, duke i dhënë hapësirë mediale të gjitha subjekteve politike shqiptare. Qëllimi im i vetëm është që maksimalisht ta mobilizojmë elektoratin Shqiptar, përball atyre serb, meqë ne me asnjë çmim nuk duhet të lejojmë që ta humbim atë që me gjak e kemi fituar. Lëvizjet dhe aktivitetet e armikut tonë të përbashkët jam duke i përcjellur me shumë vëmendje, ngase ata nuk po rrin duarkryq dhe se po mundohen të na mposhtin me çdo kusht, madje duke ndërhyrë edhe në listat e votuesve, duke e zvogëluar numrin e votuesve shqiptar. Mirëpo edhe ne nuk po qëndrojmë duarkryq dhe se do t’i rezistojmë në ç’do mënyrë që përpjektjet e tilla të dështojnë. Andaj nuk dyshojmë në suksesin tonë dhe e them me bindje të plotë se kjo do të jetë fitorja e Shqipëtarve e katërta me radhë. Tri Subjektet Politike Shqiptare në Bujanoc: Partia Demokratike, Lëvizja e Progresit Demokratik dhe ajo e Unionit Demokratik Shqiptar po e japin maksimumin e kontributit të vetë në këtë drejtim, duke zhvilluar një fushatë moderne dhe vërtet Patriotike, duke mos e revoltuar në asnjë moment votuesin Shqiptar pa mar parasyshë cilit subjekt i përket. Është vetëm një subjekt politik Shqiptar në Komunën e Bujanocit, që po devijon tërë këtë kontribut të përbashkët kombëtar. Ata po zhvillojnë një fushatë jo të hijshme dhe shumë të rrezikshme kundër interesave Shqiptare. Ata po e iritojnë votuesin Shqiptar, ndërsa më i zëshmi në këtë drejtim është kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili nuk po lë pa njollosur dhe etiketuar secilin që mendon ndryshe nga ai. Të dashur Vllezër të mi Shqipëtar, po e shfrytëzoj rastin që publikisht t’ia bëj me dije se duhet të jetë më i kujdesshëm dhe mos të merret me Shqiptarët, duke i irituar dhe duke i devijuar ata nga qëllimi kombëtar, në këtë kohë shumë vendimtare për të gjithë ne. Nëse kjo praktikë e tij nuk ndërpritet, atëherë ai duhet të jetë i vetëdijshëm se ne do ta cenzurojmë në të ardhmen fjalorin e tij të pamatur me ndikimin e panikut që e ka kapluar për humbjen e Subjektit të vet që e ka nuhatur dhe po e shprehë me plotë shpifje, dhe më nuk do të ketë vend në ekranin e RTV Spektrit. Këtë veprim do ta bëjm për vetëm një qëllim, duke mbrojtur kështu votuesin shqiptar të mos ushqehet me nxitje të urrejtjes mes vëllezërish.. Edhe pse ky gjest mund të trajtohet si akt joprofesional, megjithatë atdhedashuria dhe etika ime do të shkojë deri aty sa edhe të sakrifikoj pronën time private në dobi të interesit kombëtar të Shqiptarëve të Komunës së Bujanocit. RTV-Spektri do të jetë vetëm në disponim të atyre që ia duan të mirën popullit të vet, ndërsa me asnjë çmim nuk do të jetë në shërbim të avanturistave politik./Titulli.com/ LE TË FITOJE AI QË E DËSHIROJNË SHQIPËTARËT, E KURSESI TË TJERËT! Nexhat Behluli. Kryetar i Kompanisë Mediale “Spektri” – Bujanoc.copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/rtv-spektri.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Opinion:Destabilizimi është i shfaqur ashiqare
Opinion: Ku të kërkohet mëshira e Shqiptarëve të Luginës - Në Prishtinë apo Beograd?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration