Opinion: Abetarja festive
Vështrime

Opinion: Abetarja festive

18.May.2012 14:40
0
Zambaku i bardhë i Prizrenit u skuq pak, ngase nuk arriti të jetë lule e kryeqytetit shpirtëror të bashkimit të shqiptarëve, pikërisht në promovimin e Abetares së njësuar, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.   Shkruan: Drilon Hyseni; Kryeqyteti shpirtëror i idealit kombëtar të bashkimit të shqiptarëve, Prizreni për promovimin e abetares së përbashkët, kishte harruar t’i ftoj përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës.  Pra, nuk ishte, ai, Prizren, që mblidhte, dikur, krerët e viseve shqiptare për të mbajtur ndonjë Kuvend, për t’i bërë nder 100 vjetorit të pavarësisë, për të cilin ne sot rrahim gjoks e krenohemi pa fund.   Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha me plisin e bardhë mbi kokë, simbolin e identifikimit të shqiptarëve, tha me gojën plot se “Abetarja e përbashkët është kryevepër e dijes, që i dhurohet kombit shqiptar”!, Ndërkaq, homologu i tij Hashim Thaqi, nuk la pa përmendur se: “Sot po promovojmë Abetaren e përbashkët. Kjo është fitore për të gjithë shqiptarët, që mund ta arrijë vetëm një popull i qytetëruar”. Përpiluesit e Abetares së njësuar Shqipëri-Kosovë, nuk ngurruan të thonë se një abetare e tillë do t’ju ofrohet dhe fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë e punojnë në diasporë, por jo edhe fëmijëve shqiptarë, të cilët jetojnë matanë gardhit politik me Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Qarqe të ndryshme intelektualësh nga viset etnike shqiptare, shprehin hezitim, nëse shkollat e tyre, në nismën e mbarë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, mund ta përdorin Abetaren për nxënësit e tyre. Kjo ndjenjë zhgënjimi përcillet, që nga viti 2009, kur me një vendim absurd në Maqedoni e Serbi, u hoqën Abetaret dhe në vend të tyre u lejuan Librat e Leximit, për nxënësit e klasave të para të shkollave fillore. Bile, shqiptarët e Luginës së Preshevës, përmes Këshillit Nacional, vitin e kaluar, shkuan akoma më larg, duke e zëvendësuar Abetaren e dikurshme me një Abetare të financuar nga Shqipëria, e të mbështetur nga Ministria e Arsimit të Serbisë, mirëpo pa simbolin historik të shqiptarëve, Flamurin Kombëtar. Prishtina zyrtare në vend se të krijoj lehtësira për bashkëkombësit e saj në Luginën e Preshevës, ajo, mjerisht mban të gjallë tarifat doganore për ta, dhe si duket së shpejti do të aplikoj regjimin e vizave, po qe se Serbia hyn në radhën e atyre shteteve që i ka caktuar Kosova për vënien e regjimit të vizave. Pastaj Kosova nuk po i heq kuotat për pranimin e studentëve nga Lugina e Preshevës në universitetin e Prishtinës, nuk i bie ndër mend të krijoj dyshtetësi për shqiptarët e krahut të saj lindor, sikur se kanë serbet e krahut verior, por shkon edhe nxjerr Abetare, e cila kush e di se kur do të zbatohet për nxënësit e shkollave shqipe në Luginë. A mbushemi mend, njëherë, ne shqiptarët për të mos u bërë pjesë aktive e komedisë së famshme të Molierit “I ligu për mend!”/Titulli.com/  copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/05/abetarja-festive.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Opinion: Lulëkuqet e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration