Ofertohet përsëri Industria e Duhanit në Bujanoc, çmimi mbi 1 milion euro
Ministria e Ekonomisë së Serbisë pas përpjekjes së dwshtuar të privatizimit më 5 Tetor përsëri shpall shitjen e Industrisë së Duhanit në Bujanoc.Shoqëria Akionare për prodhimin dhe përpunimin e duhanit dhe folisë ofron blerësëve potencial në shitje prej 1.03 milion euro që përmban 57.9% e vlerësimit të kapitalit, shkruan Titulli.com.
Shitja është planifikuar të bëhet më 9 Nëntor në Beograd dhe deri në atë kohë duhet të paraqiten blerësit në procedurat e nevojshme për pjesëmarrje në këtë blerje.
Industria e Duhanit në Bujanoc ka afro 100 punëtorë dhe deri mëtani shumë herë është ofertuar për shitje pa sukses./Titulli.com/