Nxënësit kundër diskriminimit (Foto)
Në shkollën e mesme "Sezai Surroi" në Bujanoc sot u mbajt punëtoria "Bëje një hap para".Nxënës të paraleleve të ndryshme të kësaj shkolle, të martën morën pjesë në këtë punëtori të organizuar nga Shqipe Misimi, nxënëse e vitit të dytë, drejtimi i mjekësisë.
Në këtë organizim, ku në qendër kishte diskriminimin e nxënësve, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Qendrës për Edukim nga Leskoci, qendër kjo në të cilën Shqipe Misini së bashku me nxënës tjerë ka ndjekur dy herë trajnimet.
Nxënësit, me këtë rast, në prezentë të përfaqësuesve të Qendrës dhe profesorëve, morën pjesë në aktivitet ku identifikuan shkaktarët e diskriminimit që kanë moshatarët e tyre.
Koordinatori i këtij projekti, profesori Izeir Fejzullahu, vlerëson se kjo punëtori ishte e suksesshme, ku të gjithë të pranishmit morën pjesë me ide dhe zgjidhje të detyrave të parashtruara.
“Inkurajojë nxënësit që të vazhdojë me aktivitete të tilla. Në fazat në vazhdim edhe nxënës të tjerë do të shkojnë në trajnim në Qendrën për Edukim”, i tha Titullit,Fejzullahu.
Punëtoria “Bëje një hap para”, i mbajtur në shkollës e mesme “Sezai Surroi”, është vazhdimësi e tre punëtorive të mbajtura vitin e kaluar./Titulli.com/