Ngrihet padi ndaj E.S, dyshohet për sulm ndaj punëtorëve të Elektrodistribucionit në Tërnoc
Zyrtarët e Stacionit Policorë në Bujanoc kanë dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Vranjë kallëzim penal kundër E.S. (1968) nga Tërnoci i komunës së Bujanocit.
Sipas kumtesës së Policisë të arritur në adresën elektronike të portalit infromativ Titulli, thuhet se ngritja e kësaj padie vije për shkak të dyshimit se E.S. ka kryer vepër penale, ndalim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës dhe shkatërrimin e dëmtimin e pronës së huaj.
“Dyshohet se E.S. më 31 korrik të këtij viti, në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit, me makinën e tij i ka bllokuar rrugën veturës zyrtare të Elektrodistribucionit “Jug-Lindje Nish”, zyra në Bujanoc, ka dalur nga makina dhe me një shufër të metaltë ka dëmtuar veturën zyrtare në të cilën gjendeshin katër punëtorë të Elektrodistribucionit”, thuhet në kumtesën e Policisë.
Ngjarja ka ndodhur pasi katër punëtorët shqiptar, sipas informacioneve zyrtare nga Elektrodistribucioni, me urdhëruar kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shkyçur nga rrjeti elektrikë shtëpinë e E.S. siç thuhet për shkak të borxhit ndaj kësaj ndërmarrje.
E.S., më herët në deklarimet e tij publike ka mohuar borxhin duke thënë se “nuk ka marrë vërejtje për një borxh të tillë e as faturën për muajin e fundit, dhe se shkyçka nga sistemi energjetik i Elektrodistribucionit është bërë pa dijeninë e tij”./Titulli.com/