Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit: Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira
Rajoni dhe Politika

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit: Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira

27.Jan.2023 08:22
0

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Karen Donfried derisa foli për luftën e Rusisë në Ukrainë, ajo përmendi edhe shtrirjen e pasojave të luftës dhe në Ballkan. Ajo thotë se SHBA dhe Bashkimi Evropian nuk po përpiqen të imponojnë një zgjidhje për situatën e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por për t’i ndihmuar këto dy vende që të marrin vendime të cilat janë dhe të vështira. 

Donfried tha se ShBA dhe BE’ja po përpiqen që të jenë një forcë që sjellin ndryshime të mira për Kosovën e Serbinë.

“Nëse do të isha pyetur përpara se të merrja këtë detyrë, se a mendoja se Rusia do të ndërmarrë një sulm në shkallë të gjerë në Ukrainë, përgjigja ime do të ishte jo, nuk mendoj se kjo do të ndodhë. Do të kisha gabuar. Ndaj është e vështirë të parashikosh të ardhmen.

Ndaj për vendet e Ballkanit Perëndimor tani ekziston mundësia për të ecur përpara në rrugën e integrimit Euro-Atlantik. Kjo mundësi është aty për Serbinë dhe Kosovën. Serbia dhe Kosova janë vende sovrane. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja nuk mund të imponojnë vendime apo zgjidhje. Ne po përpiqemi të jemi një forcë që sjell ndryshime të mira“, tha ajo në një intervistë për Zërin e Amerikës. 

Tutje, Donfried tha se absolutisht që ka vendime të vështira që duhet t’i marrin të dyja vendet, por shtoi se ShBA’të do të jenë aty për t’i mbështetur. 

„Besoj thellësisht se qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e Serbisë e shohin të ardhmen e tyre si anëtarë të plotë të komunitetit të Euro-Atlantik. Bashkimi Evropian prej vitesh ka ushqyer dhe po nxit një dialog. Shtetet e Bashkuara po e mbështesin këtë dialog, sepse ne besojmë se është rruga që Kosova dhe Serbia të bëhen anëtare të plota të komunitetit Euro-Atlantik. A ka vendime të vështira që duhet të marrin Kosova dhe Serbia? Absolutisht. A do të jemi aty për t’i mbështetur ato ndërsa marrin këto vendime të vështira? Patjetër“.

Megjithatë, Donfried thekson se anipse ShBA’të e BE do të jenë aty, Kosova dhe Serbia janë dy vendet që duhet të bëjnë punën e vështirë.

„Ne e dimë që edhe Shqipëria do të jetë aty për t’i ndihmuar këto vende të marrin këto vendime të vështira. Por ne nuk mund t’ua imponojmë atyre. Ato duhet të duan atë të ardhme dhe të jenë të gatshme të marrin vendimet, që mund të duken të dhimbshme, nëse ajo është e ardhmja që duan. Po e përsëris, ne do të jemi përkrah tyre, por ne vetëm mund të ndihmojmë dhe të përpiqemi ta sigurojmë atë të ardhme. Kosova dhe Serbia janë ato që duhet të bëjnë punën e vështirë“.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/aren%20Donfried.jpeg): failed to open stream: No such file or directory
Zbulohet pllaka e re përkujtimore për vllezërit Saqipi të vrarë për rezistencën kombëtare të UÇPMB-së (video)
Kamberi: Kosova çfarëdo që ofron për serbët këtu duhet të kërkojë për shqiptarët në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration