Ndihma amerikane i siguron Preshevës furnizim afatgjatë me ujë
Lugina

Ndihma amerikane i siguron Preshevës furnizim afatgjatë me ujë

07.Aug.2018 11:45
0
Përfaqësues nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Ambasadori i SHBA-së në Beograd, qeveria e Serbisë dhe pushtetit lokal në mënyrë solemne kanë lëshuar në funksion rezervoarin me kapacitet prej 1000 metra kub ujë dhe rezervoarin e rekonstruar prej 500 metra kub në Preshevë.

“Në Preshevë USAID ka siguruar 200 mijë dollarë ndërsa komuna e Preshevës 160 mijë dollarë në mënyrë që të ndërtohet rezervoari i ri dhe ai ekzistues. Së bashku të dy rezervoaret sigurojnë ujë të pishëm për banorët e kësaj komune si dhe refugjatët që gjenden këtu”, tha mes tjerash ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kajl Skat. 

Ndërsa ministri i admnistratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale të Serbisë, Branko Ruzhiq theksoi se Presheva është përballur me krizën e refugjatëve ndërsa innfrastruktura është amortizuar dhe se është dashur të investohet në zhvillimin lokal. 

“Më vjen mirë që komuna e Preshevës ka zgjedhur problemin e ujit që përballet me vite të tëra dhe në këtë mënyrë u mundësojmë kushte më të mira për zhvillimin ekonomik lokal të komunës së sonë”,u shpreh Shqiprim Arifi, kryetar i organit të përkohshëm të komunës së Preshevës. 

USAID gjithashtu ka ndihmuar komunën e Preshevës  organizatën “Moravica” me 1000 kontejnerë për mbeturina që janë shpërndarë në fshatin Miratoc./Titulli.com/

PVD certifikohet me numrin 5 për zgjedhjet lokale në Preshevë
Pragmatizmi i shpifur dhe aksioni kolonizues për Preshevën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration