NATO i heq Ukrainës një nga hapat e nevojshëm për t’u bërë pjesë e Aleancës
Rajoni dhe Politika

NATO i heq Ukrainës një nga hapat e nevojshëm për t’u bërë pjesë e Aleancës

12.Jul.2023 07:59
0

NATO ka hequr një hap nga tërësia e hapave që Ukraina duhet të ndjekë për t’iu bashkuar aleancës perëndimore ushtarake. Lajmin e bëri të ditur nga Vilniusi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. 

Shefi i NATO-s deklaroi pasditen e së martës se vendet aleatë ranë dakord që të heqin disa nga kërkesat e nevojshme për të mundësuar anëtarësimin e Ukrainës. 

Kjo, sipas Jens Stoltenberg, do të ndryshojë rrugën që Ukraina do të ndjekë drejt anëtarësimit nga një proces me dy hapa në proces me një të tillë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së deklaroi po ashtu se Aleanca do ta ftojë Ukrainën t’i bashkohet “kur të plotësohen kushtet.” Por, megjithatë ai rikonfirmoi se vendi që aktualisht po qëndron në këmbë ndaj agresionit rus, do të bëhet një vend i NATO-s.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ato-samit.jpg): failed to open stream: No such file or directory
SHBA-ja sanksionon shefin e inteligjencës së Serbisë, Aleksandar Vulin, cila është e vërteta?
Kosova pajtohet të zvogëlojë praninë policore në veri, zgjedhjet pas verës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration