Në Preshevë do të mbahet konferencë shkencore për trashëgiminë kulturore
Lugina

Në Preshevë do të mbahet konferencë shkencore për trashëgiminë kulturore

07.Aug.2018 11:45
0
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë e drejtuar nga profesor Xhemaledin Salihu, i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, për fillimin e mbarë të konferencën shkencore me temë: "Trashëgimia kulturore jomateriale shpirtërore e Luginës së Preshevës dhe viseve shqiptare".

Kjo Konferencë, siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, do të fillojë në javën e dytë të korrikut, e cila është paraparë të mbahet të premten dhe të shtunën e 6-7 korrikut, në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës, transmeton Koha.net.

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, gjithashtu, bën të ditur se tashmë janë konfirmuar pjesëmarrja e konferencierëve, janë caktuar seancat programore, temat që do të lexohen dhe pjesëmarrësit nga vise të ndryshme të hapësirave kombëtare: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Lugina e Preshevës.

Vlen të ceket se kjo është konferenca e dhjetë me radhë e cila do të organizohet nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, e cila e ka kthyer në traditë organizimin dhe mbajtjen e konferencave dhe karakter shkencor.

Ejup Ademi i dhuron mbi 100 libra bibliotekës "˜'Mehmet Jusufi'' në Preshevë
Bujanoci publikon vendimin e financimit të mediave, përfitues nga Vraja e Leskoci
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration