Në liqenin e Rahovicës mbytet një 23 vjeçar (foto)
Lokale

Në liqenin e Rahovicës mbytet një 23 vjeçar (foto)

12.Aug.2014 20:41
0
Një i ri nga Presheva ka humbur jetën gjatë kohës që po freskohej në liqenin artificial të fshatit Rahovicë në komunë të Preshevës, e njohur si "Penda e Rahovicës.

Siç ka njoftuar Lugina Sot, fanpage në rrjetin social Facebook, i riu ka ndërruar jetë sot gjatë kohës që po lahej në liqe.

Njoftohet se qytetarët e kishin nxjerrë trupin e djaloshit në breg, mirëpo pa shenja jete. Dëshmitarët që kishin pa se i riu po mbytej nuk kishin mundur të bënin asgjë për ta shpëtuar ate.

Pas ndihmës së kërkuar të parët që kishin ardhur në vendin e ngjarjes nga zyrtarët ishte policia dhe më pas edhe mjekët me ndihmë të shpejtë.

Me të marr lajmin e hidhur, tek penda e Rahovicës kishte dalë edhe babi i të ndjerit, i cili kishte shpjeguar se djali kishte lënë ushqimin e shtruar për t’u freskuar në liqe.

“E la sofrën e shtruar dhe u nisë rrugës. Këtu e paska pas exhelin djali im”, ka thënë prindi me lot në sy.

Titulli ka mësuar se jetën e ka humbur 23 vjeçari Sami Shabani nga Presheva.

Penda e Rahovicës njihet ndër vite si liqe që  ka marrë shumë jetë të të rinjve të komunës së Preshevës./Titulli.com/

Ligji mbi privatizimin e mediave hynë në fuqi
Mot me temperatura Afrikane në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration