Vështrime
Myftiun Muamer Zukorliq do ta përcjellë fati i Gjinxhiqit?
Rexhimi serb me vite të tëra është në “ luftë “ me myftiu e Bashkësisë Islame në Serbi Muamer ef. Zukorliq dhe institucionet të cilat ai është themelues ose ideator i krijimit të tyre, të cilat rezistojnë trimërisht ndaj të gjitha presioneve që vijnë nën ndikimin e Beogradit si nga rexhimi i kaluar poashtu edhe nga regjimi i tanishëm dhe aleatëve të tij nga radha e bosnjakëve.
Shkruan: Ismet Azizi;
Kohëve të fundit vërehet qartë fushata në rritje mediave në Serbi drejtuar kundër Myftiut të Bashkësisë Islame në Serbi Muamer ef. Zukorliq dhe institucioneve të cilat janë nën ndikimin e tij.
Në këtë formë, opinioni publik në Sanxhak dhe në tërë Serbinë nga ana e mediave të caktuara të rexhimit dhe me urdhër të Beogradit mundohenta deskrititojnë përsonalitetine Myftiu Zukorliq duke publikuar të pavërteta të ndryshme dhe tekste kontradiktore.
Analist të ndryshëm konstatojnë se është duke u krijuar një atmosfere sikurse në kohën para se të vritet kryeministri serb Zoran Gjingjiq, dhe këtë e ndërlidhin me qëndrimin e Myftiut në diasporë kur ishte ne shënjestër të snajperistëve në Suedi. Njëherit kjo fushatë mediale na kujton vitin 2007 kur ishin bërë përpjekje për rrëmbimine Bashhkësisë Islame nga ana e rexhimit të Beogradit , duke menduar se ka ardhë koha e që përsëri të përpiqen të vazhdojnë nga aty ku e kanë lënë atëherë!
Duhet të theksohet çështja aktuale që po ndodhë në Bashkësinë Demokratike Boshnjake ( BDZ )të cilëqn e udhëheqë kunati I Myftiut , e cila është edhe një nga temat kryesore dhe aktuale të sulmeve ndaj personalitetit dhe liderit të njohur për të drejtat e boshnjakëve i cili arriti të krijojë dhe organizojë institucionet duke filluar nga institucionet parashkollore, medresetë, Fakultetine Studimeve Islame, Universitetin Ndërkombëtar dhe institucionet kulmore gjithëboshnjak Akademinë e Shkencave dhe Arteve, Fondacioni Kombëtar Boshnjak si dhe Kongresin Botëror Boshnjak.
Mediat në fjalë nuk kursejnë shprehje e as fjalë duke mbushr faqet e tyre me tituj të ndryshëm siq janë : “ Konflikti ne mës dhëndrrit dhe kunatit”, “Myftiu Zukorliq sikurse Asadi”,Myftiu na kërcënon fizikisht, me humbjen e vendeve të punës dhe uzurpimi epraguttë shtëpisë,”Njerzit e armatosur të Zukorliq hyjnë në TV Jedinstvo" mandej edhe shumë shqetësime për udhëheqësit dhe të punësuarit e Universitetit Inernacional” etj. Por për fat të keq këto deklarata vijnë nga njerëz që deri para disa ditëve kan qenë nga ataqë nuk mundën ta mbajnë ritminqë i imponohet luftëtarëve për çlirim dhe ngritjen e ndërgjegjes së boshnjakëtve, kështu që në vend që të tërhiqen ne mënyrë te ndershme nëse nuk munden të japin rezultate pozitive ata treguan qëllimet e tyre të vërteta dhe treguan se ata janë në zinxhirin e njëjtë me dy përfaqësuesite regjimit të Beogradit në këtë rajon Sulejman Uglanin dhe Rasim Laijiq.
Muamer Zukorliq ka lindur më 15 janar 1970 në në fshatin Orle, komuna e Tutinit. Shkollën fillore e kreu në fshatin Ribariq komuna Tutinit , mandej Medresën "Gazi Husrev-beut" në Sarajevë. Islamic University, Departamenti e sheriatit, e regjistroi në Konstandin në Algjeri, të cilin përfundon në verën e vitit 1993. Për presidenti i parë i Bashkësisë Islame të Sanxhakut, u zgjodh tetor 1993. që nga themelimi i tij, në funksionin e përmendur më lart ishte deri në vitin 1998. U rizgjedh në vitin 2003. Studimet pasuniversitare i kreu në Liban. Vlersohet si myftiu më i ri në Evropë. Më 27 mars 2007, ai u zgjodh kryetar i Bashkësisë Islame në Serbi.
Zukorliq është themelues e një numri të institucioneve në Sanxhak. Ai është themeluesi i medias së parë Islame në Sanxhak -. "Zërat e Islamit", i të cilt ishte redaktor i parë. Ai filloi aktivitetet në fushen e botimeve, krijoi "El Kelimeh" shtëpinë të suksesshme botuese në rajonin e Sanxhakut dhe më gjerë, si dhe maktebin për moshën parashkollore dhe shkollore, në të cilën Bashkësia Islame u afirmua në rajon. Ai arriti të pavarësoj medresen e cila ishte paralele e ndarë e Medresesë së” Alaudin” të Prishtinës,të cilën e emroi me emrin e medresesë së dikurshëm "Gazi Isa-beg "dhe është një nga arsyet kryesore për zhvillimin e saj të shpejtë. Dekani i parë i Fakultetit të Studimeve Islame, Presidenti i Universitetit Ndërkombëtar të Novi Pazarit dhe themeluesit të tij, dhe institucionin kulmor gjithëboshnjak, Akademinë e Shkencave dhe Arteve, Fondacionin Kombëtar Boshnjak si dhe Kongresin Botëror Boshnjak.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!