Musliu trakoi përfaqësuesit e ambasadës së SHBA-së
Lugina

Musliu trakoi përfaqësuesit e ambasadës së SHBA-së

07.Aug.2018 11:45
0
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, priti përfaqësuesen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Colleen Smith.

Gjatë takimit është biseduar për çështjet politike dhe të sigurisë si dhe për pozitën e shqiptarëve në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. 

“Colleen Smith  e ngarkuar në sektorin politik shprehi përkushtimin në angazhimin e Ambasadës së SHBA-së të akredituar në Beograd për të zgjidhur problemet me të cilat po përballen shqiptarët e Luginës së Preshevës”, thuhet në kumtesën e KKSH-së. 

Gjithashtu, gjatë këtij takimi është biseduar edhe për çështjet tjera që janë në kompetencë të KKSH-së e posaçërisht vëmendje e veçantë i është kushtuar gjendjes së arsimit me mësim në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës./Titulli.com/

Orë vizatimi për fëmijët në parkun e Bujanocit
Syneti falas më 17 dhe 18 Gusht në Preshevë dhe Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration