Musliu në Beograd: Lugina nuk gëzon të drejtat sipas konventave ndërkombëtare
Lokale

Musliu në Beograd: Lugina nuk gëzon të drejtat sipas konventave ndërkombëtare

10.Dec.2014 10:11
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu ka marrë pjesë në konferencën e organizuar në Beograd nga Qendra për Hulumtimin e Etnicitetit dhe Rrjeti për Interkulturalitet për "politikat e pakicave" dhe "distancës ndëretnike".

Edhe në këtë konferencë është konstatuar se shteti nuk distribuon politika afirmative ndaj pakicave dhe se distanca më e madhe e mazhorancës së popullatës është kundrejt shqiptarëve.

Në këtë konferencë kryetari, Musliu vuri theksin në diskriminimin sistematik që po ushtrohet nga shteti kundrejt shqiptarëve, cikël i cili edhe më tej po vazhdon që nga vitet e 90-ta vetëm i modifikuar në metoda perfide, transmeton Titulli.

“Ish-ushtarët e UÇPMB-së edhe më tej arrestohen, përkundër ligjit për Amnesti të vitit 2001, edhe më tej përndjeken pa rrespektimin e normave ligjore, ende merren në biseda informative pa rrespektimin e procedurave dhe standardeve”, ka thënë Musliu gjatë diskutimit.

Ai tha se përkundër luftës që është bërë në Luginën e Preshevës për zgjedhjen e problemeve të shqiptarëve edhe më tej problemi politik i shqiptarëve nuk është zgjedhur. 

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës ende nuk gëzojnë të drejtat e siguruara me konventat ndërkombëtare dhe standardet evropiane, siç është edhe e drejta në lëvizjen e lirë. Gjithashtu, është evident diskriminimi në arsim, kulturë, informim, përdorim zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip si dhe përdorimi i lirë i simboleve kombëtare”, ka vlerësuar Musliu në Beograd. 

Jonuz Musliu në fjalimin e tij ritheksoi se ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës po ushtrohet diskriminim i një faze tjetër me pasivizimin e vendbanimeve pa procedura të qarta, me ç`rast i mohohen një korpus i tërë i të drejtave duke filluar nga mohimi i shtetësisë, të drejtës në pronë etj. 

Në këtë konferencë morën pjesë edhe të gjithë kryetarët e Këshillave Kombëtare të pakicave nacionale ku të gjithë së bashku me panelistët tjerë u dakorduan se dikriminimi ndaj shqiptarëve është më i theksuari.

Gjithashtu pjesëmarrësit e pakicave në Serbi me diskutimet e tyre u akorduan për të kërkuar që tekstet shkollore të mund të importohen nga shtetet amë./Titulli.com/

Akademik Nexhat Daci, anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave
Ansambli "Shota" nga Kosova, koncert jubilar në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration