"Mund të ketë probleme në KKSH, nëse punohet me shumicë të ngushtë"
Lokale

"Mund të ketë probleme në KKSH, nëse punohet me shumicë të ngushtë"

06.Nov.2014 23:32
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) Galip Beqiri ka thënë sot se Partia për Veprim Demokratik (PVD) anëtari i së cilës është, i ka propozuara të gjitha partive që kanë dal në zgjedhje që bashkërisht të marrin pjesë në punën e këtij organi.

Duke paralajmëruar kandidat të përbashkët për kryetar të KKSH-së, Beqiri për agjencinë Beta deklaroi se është i kënaqur me rezultatin që ka realizuar “Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve”, por vlerëson se mundet të ketë probleme në vazhdimin e punës së KKSH-së nëse punohet me shumicë të ngushtë prej tetë anëtarëve që marrin pjesë në pushtet dhe shtatë në opozitë, transmeton Titulli.

Në zgjedhje e 26 tetorit shtatë mandate mori “Koalicioni për të Drejtat e Shqiptarëve” të tubuar rreth PVD-së dhe UDSH-së, mirëpo tetë mandate, që përbënë shumicën në përbërjen e KKSH, kanë fituar pesë parti politike që në zgjedhje kanë dal në dy koalicione, e të cilat kanë marrëveshje parazgjedhore për koalicion të gjerë. /Titulli.com/

Zvicër: Kamioni shtyp për vdekje 10 vjeçaren shqiptare nga Bujanoci, e ndjera varroset në vendlindje
Beograd: Ndalohet "BMW" me targa të Bujanocit, tre të arrestuar (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration