Ministri Ruzhiq: Punojnë në avancimin e pozitës së pakicave në Serbi
Lugina

Ministri Ruzhiq: Punojnë në avancimin e pozitës së pakicave në Serbi

07.Aug.2018 11:45
0
Propozimet e ndryshimit dhe plotësimit të ligjit për këshillat kombëtare të pakicave janë një hapë përpara të avancimit të pakicave në fushën e arsimit, kulturës, informimit publik dhe përdorimit të gjuhës, kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë së Administratës Publike dhe Vetëqeverisje lokale të Serbisë.

Ministri, Branko Ruzhiq në tryezën e organizuar në Beograd me përfaqësues të pakicave kombëtare theksoi se realizimi i të drejtave të tyre është prioritet i qeverisë, shkruan Titulli.com.

Ai ka ftuar pakicat që të regjistrohen në listat e posaçme zgjedhore sepse në gjysmën e dytë të këtij viti do të mbahen zgjedhjet për këshillat nacionale.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Andrea Orizio vlerësoi diskutimin për përmirësimin e pozitës së pakicave një proces që asnjëherë nuk do të ndalet.

“Llojet e njerëzve rriten përmes tolerancës dhe se të drejtat e pakicave nuk nënkuptojnë më pak të drejta se shumica e qytetarëve”, tha Tim Kartraj, shef i Këshillit të Evropës në Serbi.

Në këtë tryeze morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha këshillave kombëtare të pakicave në Serbi dhe gjithashtu edhe nga Këshilli Kombëtar Shqiptarë./Titulli.com/

 

Presheva dhe Bujanoci dështojnë në projektet e fondit të vetëqeverisjes lokale në Beograd
Këshilli Kombëtar Shqiptar: Qeveria pa vullnet që shqiptarët t'i njohë si qytetarë të barabartë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration