Ministri Agani premton specializime të tjera për mjekët e Luginës së Preshevës
Lokale

Ministri Agani premton specializime të tjera për mjekët e Luginës së Preshevës

14.Jul.2014 15:56
0
Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Ferid Agani priti sot Kryetarin e Kuvendit Komunal të Preshevës dr. Ramiz Latifin, të shoqëruar nga mjekët e Luginës së Preshevës të cilët kanë përfituar nga ndarja e specializimeve nga MSh e Republikës së Kosovës.

Në takim u tha se përkundër vështirësive reale financiare me të cilat është përballur Ministria e Shëndetësisë është arritur që të bëhet ndarja e specializimeve për profesionistët mjekësor të Luginës së Preshevës.

Ministri Agani u zotua për vazhdimin e kësaj politike në funksion të ngritjes së resurseve të vazhdueshme profesionale shëndetësore me qëllim të zhvillimit të shërbimeve cilësore shëndetësore për qytetarët e  Luginës së Preshevës, thuhet në njoftimin e ministrisë, raporton Titulli.

Kryekuvendari komunal i Preshevës dr. Latifi, i shprehu Ministrit të Shëndetësisë Ferid Aganit falënderimin e strukturave dhe banorëve të Luginës së Preshevës për ndihmën që Ministria e Shëndetësisë u ka dhënë për shkollim specialistik mjekëve dhe stomatologëve të kësaj ane.

Programi i Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për ndarjen specializimeve për mjekët e Luginës së Preshevës ka filluar në vitin 2012. Në kuadër të këtij programi gjatë tri viteve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka financuar shkollimin specialistik të mbi 50 mjekëve dhe të stomatologëve të Luginës së Preshevës./Titulli.com/

Malësia me dy "Takime Vendlindjesh"!
Fillon shtruarja e asfaltit të shumëpritur në Mal Tërnoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration