Minatorët në Medvegjë nuk do të radikalizojnë grevën
Minatorët e minierës së Lecit nuk do të radikalizojnë grevën dhe nuk do të bllokojnë aksin rrugor Medvegjë-Leskoc. Ata pritet që ditën e hënë (9 shkurt) të mbajnë edhe një takim në të cilin pritet të vendoset për masat e mëtejshme lidhur me grevën e tyre, shkruan mepress.Ndonëse afati pesëmbëdhjetë ditorë i cili i është dhënë udhëheqësisë së firmës për zgjidhjen e kërkesave të tyre në emër të pagave dhe kontributeve të papaguara skadon nesër, ata nuk do të radikalizojnë grevën por kanë vendosur që të hënën të mbajnë takimin e radhës në të cilin do të diskutojnë për hapat e mëtejmë.
Gjatë kësaj periudhe kohore minatorët do të vazhdojnë të qëndrojnë në grevë duke respektuar minimumin e punës.
Para katërmbëdhjetë ditësh minatorët e minierës së Lecit i kanë dhënë afat pesëmbëdhjetë ditorë udhëheqësisë së firmës që të sigurojë zgjidhje për obligimet e pashlyera ndaj punëtorëve. Pas këtij ultimatumi minatorët kanë hyrë në grevë me ndërprerje të punës duke respektuar vetëm minimumin ligjor.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/miniera-%20medvegje.jpg): failed to open stream: No such file or directory