Menaxhimi me ndryshime në kushtet moderne
Vështrime

Menaxhimi me ndryshime në kushtet moderne

15.Sep.2013 15:11
0
Ndryshimi është tipar i botës moderne në të cilën jetojmë. Epoka e re në kontekst të biznesit sjellë shumë ndryshime. Këto ndryshime padyshim se manifestohen si në nivel lokal ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Globalizimi ekonomik si integrues ka bërë që këto dy nivele të shkrihen në një duke bërë që dallimi ndërmjet tyre të zbehet. Ky integrim viteve të fundit ka qenë shumë intensiv.   Shkruan: Fidan Kosumi; fidan kosumiVlerësohet se vetëm brenda 50 viteve të fundit bota dhe shoqëria kanë ndryshuar më shumë se kurrë më parë. Ndryshimet kanë prekur të gjitha fushat e jetës shoqërore. Si rezultat i reformimit të ekonomisë shumë vende të botës kanë hapur kufijtë për tregti dhe investime. Globalizimi ekonomik ka ndryshuar tregun botëror duke e shndërruar atë në një arenë globale ku veprojnë forca të ndryshme dhe të pamëshirshme. Ky integrim përveç heqjes së barrierave dhe ngritjes së bashkëpunimit ka bërë që të rritet ndërvarësia ndërmjet vendeve. Si pasojë e kësaj, në çdo ekonomi kombëtare sot ndryshimet e mëdha vijnë kryesisht nga jashtë (faktorët ndërkombëtarë). Këto ndryshime paraqesin sfida të reja për ekonomitë e vendeve, për ndërmarrjet e sidomos për menaxherët. Ndryshimet gjithëpërfshirëse dhe dinamike bartin me vehte mundësi por edhe rrezik. Ndryshimet në skenën politike, ekonomike, sociale dhe teknologjike kudo në botë tani kanë përmasa globale. Në këtë aspekt imuniteti i ekonomive kombëtare ndaj këtyre ndryshimeve është i dobët. Për shembull, kriza ekonomike apo inflacioni në një vend nuk mund të izolohen, ato shpejt marrin përmasa globale për shkak të lidhshmërisë dhe ndërvarësisë mes vendeve. Megjithatë, rreziku më i madh i cili u kanoset biznesve në tregun global është konkurrenca. Ndër të tjera, sot në tregun vendor kemi shumë produkte të huaja me çmime të volitshme të cilat i bëjnë konkurrencë ndërmarrjeve vendore. Çfarë duhet të bëjnë menaxherët apo ndërmarrjet në rrethana kur gjithçka ndryshon, gjithçka bëhet më pak e parashikueshme dhe në kushte të prezencës së konkurrencës globale? Përgjigja është se menaxherët duhet të ndryshojnë vehten dhe organizatën të cilën udhëheqin në pajtueshmëri me ndryshimet eksterne. Alternativë tjetër mbetet injorimi i ndryshimeve por në këtë rast ndërmarrja do të jetë e destinuar për dështim. Ndryshimi organizativ definohet si pranim i ideve të reja ose të sjelljes nga ana e organizatës. Për të anticipuar ndryshimin, në radhë të parë menaxherët duhet të jenë vigjilentë dhe të informuar mirë për rrethinën eksterne të organizatës. Ndryshimi duhet të nisë nga ata. Për të ndryshuar vehten dhe të punësuarit menaxherët duhet të kalojnë nëpërmes një tranzicioni psikologjik, gjegjësisht të ndryshojnë vetëdijen apo perceptimin e deritanishëm të biznesit. Se ndryshimi është realitet i pamohueshëm dëshmon fakti se “... për menaxherët bota ndryshon vazhdimisht. Ajo ndryshon nga ora në orë, nga dita në ditë, nga java në javë. Strategjitë që kanë qenë efektive dje nuk do të thotë se do të jenë domosdoshmërisht efektive në të njëjtën situatë sot” (Robert Quinn, 2002). Gjeneralisht, njerëzit sipas natyrës u frikësohen ndryshimeve, kështu është rasti edhe me punonjësit e ndërmarrjeve por menaxherët janë ata të cilët në radhë të parë duhet të kuptojnë ndryshimin dhe të udhëzojnë punonjësit se si të sillen dhe si ta pranojnë atë. Ndryshimi i suksesshëm nuk mund të bëhet në një moment, ai duhet të realizohet në faza të caktuara. Mbi të gjitha punonjësit duhet të informohen mirë për atë se pse ndryshimi është i nevojshëm, çfarë dobie do të ketë ndërmarrja dhe ata në instancë të fundit. Nëse punonjësit binden se ndryshimi do të sjellë dobi, ata më lehtë do ta pranojnë atë. Megjithatë, kjo inicion nevojën që menaxherët të sillen si liderë, ndërsa për të bërë ndryshimin e nevojshëm dhe për të arritur qëllimet e synuara ata duhet të posedojnë aftësi të liderit gjegjësisht të bisedojnë me këdo që është relevant për ndryshimin apo punën, të marrin në konsideratë idetë e të tjerëve, të ndryshojnë strukturën organizative, të mësojnë vazhdimisht, të komunikojnë, të informojnë, të shërbejnë vetë si shembull i mirë etj. Për t’u realizuar ndryshimi gjithashtu edhe të punësuarit duhet të jenë fleksibilë dhe kjo e fundit është karakteristikë që sot zakonisht kërkohet nga punonjësit. Ku duhet të fokusohet ndërmarrja bashkëkohore? Lufta e përgjithshme e ndërmarrjeve që zhvillohet në treg (konkurrenca) bëhet rreth konsumatorit, prandaj fokusi i ndërmarrjeve duhet të jetë kënaqësia e konsumatorit me produktin apo shërbimin. Objektivi kryesor duhet të jetë konsumatori me nevojat dhe dëshirat e tij. Përveç konkurrencës, pakënaqësia e konsumatorit me produktin apo shërbimin është një nga rreziqet më të mëdha që i kanoset ndërmarrjeve bashkëkohore. Në rast se konsumatori nuk është i kënaqur me produktin apo shërbimin ai shpejtë do të gjejë zëvendësim, gjegjësisht do të përcaktohet për produktet apo shërbimet e konkurrencës. Këtë konsumatori mund ta bëjë shumë lehtë në një treg të hapur dhe të furnizuar mirë. Në kushte të këtilla ndërmarrjet e kanë të vështirë të sigurojnë konsumatorë apo blerës lojalë. Për të qenë më të suksesshme ato duhet të ofrojnë produkte apo shërbime sa më cilësore, ndërsa fushat të cilave duhet t’i kushtojnë më tepër rëndësi janë marketingu dhe hulumtimet dhe zhvillimi. Vëmendje të posaçme ndërmarrjet duhet t’i kushtojnë rasteve të shprehjes së pakënaqësisë së konsumatorëve lidhur me produktet apo shërbimet e saj. Ndërmarrjet duhet të merren seriozisht me këto raste sepse nga këtu mund të lind ndryshimi i cili mund të konsiderohet si thelbësor apo jetik për ndërmarrjen pasiqë qëllimi i saj primar është sigurimi i produkteve apo shërbimeve sa më të përshtatshme të cilat do të kënaqin sa më mirë nevojat apo dëshirat e konsumatorëve. Sigurisht se ndërmarrjet të cilat vetë iniciojnë ndryshime, domethënë nuk reagojnë vetëm ndaj ndryshimeve eksterne kanë tendencë të jenë më të suksesshme. Shembull më i mirë i ndryshimeve pozitive janë inovacionet. Pa marrë parasysh se a janë ato rezultat i ndonjë ideje, identifikimit të shansit të volitshëm në treg, informacioneve apo eksperimenteve ato kanë për rezultat ndryshime pozitive. Për t’u realizuar ndryshimi duhet kohë, ndërsa koha është faktor limitues në kushtet bashkëkohore. Dinamika e ndryshimit në masë të madhe do të varët nga nevoja se a duhet të ndodhë shpejtë apo ngadalë. Realizimi i ndryshimit do të varët po ashtu nga gatishmëria e atyre të cilët duhet të ndryshojnë që ta pranojnë atë. Nevoja për ndryshim të shpejtë shpeshherë shoqërohet edhe me imponim ose komandim të ndryshimit nga menaxherët por sygjerohet që komunikimi me punonjësit të jetë sa më miqësor dhe liberal sepse ata janë gjeneratorë të suksesit të ndërmarrjes. Për këtë arsye duhuet punuar më tepër në promovimin e ndryshimit. Promovimi i ndryshimit duhet të bëhet me qëllim që realizimi i tij në praktikë të jetë sa më i lehtë. Në këtë kuptim, të punësuarit duhet të kuptojnë ndryshimin si sfidë e jo si kërcënim. Ata duhet të kenë dëshirë të vazhdueshme për të mësuar dhe për të përparuar në karrierë ndërsa këtë do të mund të arrijnë vetëm nëse bëjnë ndryshime në detyrë, në punë, në karrierë. Opinionet e autorëve janë perosonale dhe nuk paraqesin edhe opinionin e redaksisë së portalit të pavarur informativ Titulli.com    copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/menaxhimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Menaxhimi me resurse humane, prioritet ekonomik
Dashuria nuk njeh kufi, as kufiri dhembshuri!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration