Mead Osmani  doktoranti i parë i studimeve osmane në Luginë të Preshevës
Lugina

Mead Osmani doktoranti i parë i studimeve osmane në Luginë të Preshevës

07.Aug.2018 11:45
0
Mead Osmani nga fshati Tërnoc, komuna e Bujanocit përfundoj studimet e doktoratës në universitetin Uludag të Turqisë me temën "Sanxhaku i Nishit sipas dokumenteve osmane në periudhën 1839-1878".

“Sa i përket historisë së Nishit më rrethinë, Preshevës, Bujanocit dhe rrethinës për të cilët kam hulumtuar pak a shumë, ka me mijëra dokumente që nevojitet punë ekipore për me arrit deri diku mi lexue dhe me i deshifru ato të dhëna”, shprehet Mead Osmani, i cili thekson se fatkeqësisht shqiptarët e kësaj ane nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e tyre”, është shprehur Osmani.

Osmani i shkollën fillorë e ka përfunduar në vendlindje, të mesmen në Medresen “Alauddin” në Gjilan, ndërsa studimet themelore i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filologjik, dega Orientalistikës.

Studimet në Mater i ka vazhduar në Bursa të Turqisë pran Universitetit “UludaÄŸ” në shkencat sociale për historinë e Perandorisë Osmane, me temën “Sanxhaku i Nishit në shekullin XIX.” 

Ai përfundoi studimet e doktoratës në të njëjtën universitet në Turqi dhe është shprehur falënderues për të gjithë që kanë kontribuar ndërsa është një nga të rrallët i specializuar në këtë drejtim në këtë rajon dhe Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.

” Pas falënderimit që padyshim në radhë të par i takon Zotit ndihem i obliguar t’ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen tuaj, u jam mirënjohës”, ka thënë Osmani./Titulli.com/

Shkrijel nga Novi Pazari: Kosova dhe Sanxhaku të barabartë në Bashkimin Evropian!
Hajnel në Bujanoc: Bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe hungarezëve do të zgjerohet në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration