Më shumë se gjysma e popullsisë globale, mbi peshë ose obeze deri në vitin 2035
Trupi dhe shëndeti

Më shumë se gjysma e popullsisë globale, mbi peshë ose obeze deri në vitin 2035

05.Mar.2023 07:46
0

Raporti i këtij viti i Federatës Botërore të Obezitetit parashikon që 51% e popullsisë së botës, ose më shumë se 4 miliardë njerëz, do të jenë obezë ose mbi peshë brenda 12 viteve të ardhshme.

Normat e obezitetit po rriten veçanërisht shpejt tek fëmijët dhe në vendet me të ardhura më të ulëta, zbuloi raporti.

Duke i përshkruar të dhënat një “paralajmërim të qartë”, Louise Baur, presidente e Federatës Botërore të Obezitetit, tha se hartuesit e politikave duhet të vepronin menjëherë për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

“Është veçanërisht shqetësuese të shohësh që normat e obezitetit të rriten më shpejt tek fëmijët dhe adoleshentët”, tha ajo në një deklaratë.

Raporti zbuloi se obeziteti tek fëmijët mund të dyfishohet nga nivelet e vitit 2020, në 208 milionë djem dhe 175 milionë vajza, deri në vitin 2035.

Kostoja që do paguajë shoqëria është e madhe si rezultat i gjendjeve shëndetësore që lidhen me mbipeshën, tha federata: më shumë se 4 trilion dollarë në vit deri më 2035, ose 3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB-së) global.

Megjithatë, autorët thanë se nuk po fajësonin individët, por po bënin thirrje për t’i kushtuar vëmendje faktorëve shoqërorë, mjedisorë dhe biologjikë.

Raporti përdor indeksin e masës trupore (BMI) për vlerësimet e tij, një shifër që arrihet duke pjesëtuar peshën e një personi me gjatësinë e tij në metra në katror. Në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, një rezultat BMI mbi 25 vlerësohet si mbipeshë dhe mbi 30 tregon se je obez.

Në vitin 2020, 2.6 miliardë njerëz ishin në këto kategori, ose 38% e popullsisë së botës.

Raporti zbuloi gjithashtu se pothuajse të gjitha vendet që priten të shohin rritjen më të madhe të obezitetit në vitet e ardhshme janë vendet me të ardhura të ulëta ose mesatare në Azi dhe Afrikë.

Të dhënat do t'u paraqiten hartuesve të politikave të Kombeve të Bashkuara dhe vendeve anëtare javën e ardhshme./VOA/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/eesha.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Grenell: Thaçi ende në burg, ndërsa aktakuza e ish-kryeprokurorit Smith është e mbushur me gënjeshtra
Pamje të Ushtrisë së Kosovës në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration