Me përvjetorët e gazetarisë, Musa Sabedini – Zëri i fjalës së lirë dhe etikës në gazetari
Rajoni dhe Politika

Me përvjetorët e gazetarisë, Musa Sabedini – Zëri i fjalës së lirë dhe etikës në gazetari

07.May.2025 23:22
0

Profesor, gazetar, publicist dhe studiues Musa Sabedini është një nga figurat më të spikatura të gazetarisë dhe komunikimit në Kosovë. Me një përvojë të pasur si reporter, ligjërues dhe autor, ai ka ndikuar thellësisht në formimin e gazetarisë etike dhe profesionale në vend. Patëm kënaqësinë që në përvjetorin e 13-të të portalit RajoniPress, të zhvillojmë një bisedë me shkas.

Nga Sevdail Hyseni


Z. Sabedini, sot shënojmë 13-vjetorin e themelimit të RajoniPress. Si e përjetoni këtë përvjetor dhe çfarë simbolike ka për ju ky rrugëtim?

Musa Sabedini: Ky përvjetor nuk është vetëm një datë kalendarike, por një moment reflektimi për një rrugëtim plot sfida, përkushtim dhe guxim. 13 vite më parë e nisëm me një synim të vetëm: të themelojmë një medium të pavarur, që nuk bën kompromis me të vërtetën dhe që i jep zë qytetarit të zakonshëm, atij që shpesh nuk dëgjohet. Sot, ndjej krenari që RajoniPress është bërë pikë referimi për gazetarinë e ndershme, profesionale dhe me integritet.

RajoniPress njihet për guximin në trajtimin e temave të ndjeshme si krimi i organizuar, korrupsioni dhe padrejtësitë shoqërore. Si ia keni dalë ta ruani këtë identitet ndër vite?

Musa Sabedini: Ka qenë një rrugë e vështirë, por gjithmonë me parime të qarta. Nuk jemi ndalur asnjëherë përballë presioneve apo kërcënimeve. Mbi të gjitha, kemi ruajtur etikën profesionale dhe e kemi konsideruar gazetarinë si shërbim ndaj publikut. Nuk kemi lejuar që as reklamat, as lidhjet politike, të na diktojnë agjendën redaksionale. Prandaj, RajoniPress mbetet një dritare e besueshme për qytetarët.

Keni përvojë mbi 33-vjeçare në gazetari dhe së fundi keni botuar librin tuaj të tretë universitar “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”. Na tregoni pak më shumë për këtë vepër?

Musa Sabedini: Ky libër është fryt i përvojës sime si gazetar, redaktor dhe pedagog. Është një manual për studentët e gazetarisë, por edhe një udhërrëfyes për gazetarët që kërkojnë të ruajnë profesionalizmin dhe etikën në një realitet gjithnjë e më të ndërlikuar. Në libër kam trajtuar gabimet e shpeshta që i shoh në median online, rolin e etikës në raport me interesin publik dhe domosdoshmërinë që gazetarët të mos jenë vetëm transmetues lajmesh, por mbrojtës të së vërtetës.

Cili është mesazhi juaj për gazetarët e rinj dhe për ata që synojnë të jenë pjesë e medias së re?

Musa Sabedini: Të mos joshen nga fama e shpejtë apo klikimet. Gazetaria nuk është sport spektakli, por profesion i ndjeshëm që kërkon maturi, guxim dhe përgjegjësi. Të lexojnë, të mësojnë, të hulumtojnë. Të mos i ikin së vërtetës, por ta kërkojnë me ngulm, edhe kur është e dhimbshme. Dhe mbi të gjitha: të mos bëjnë kurrë kompromis me ndërgjegjen dhe etikën profesionale.
Le të dihet:
Musa Sabedini, është një nga figurat më të rëndësishme të gazetarisë dhe mendimit kritik në Kosovë. Gazetar, publicist, profesor, studiues, dhe një veprimtar i palodhur për avancimin e etikës profesionale në media – ai është mishërimi i përkushtimit, guximit dhe vlerës akademike e njerëzore.

Që nga hapat e parë në gazetat e kohës së rezistencës e deri te angazhimet në auditore universitare e botime shkencore, Sabedini ka ndërtuar një karrierë që sot shërben si model i denjë për brezat e rinj të gazetarëve dhe studiuesve të komunikimit.

Që nga viti 2011 punon si staf i rregullt dhe ligjërues në degën e Medias dhe Komunikimit në UBT, ku ligjëron katër lëndë: ”Zhanret e Gazetarisë”, “Teknikat e Raportimit”, “E drejta dhe etika mediatike” dhe “Gazetaria Online”.

Është autor i mbi 11 punimeve shkencore të mbrojtura dhe prezantuara nëpër vite në UBT.
Në vitin 2007 ka qenë në qytetin Kolumbia Missuri të SHBA, ku është trajnuar për gazetari hulumtuese, me theks të veçantë lufta kundër korrupsionit në kompanitë publike dhe krimit të organizuar. 

Ai është katër herë fitues i çmimit “Gazetari i vitit” në Kosovë, çmim i dhënë nga juri të ndryshme profesionale për punën e tij hulumtuese, të guximshme dhe të përgjegjshme.

Si profesor i medias dhe komunikimit në UBT – një ndër institucionet më të njohura të arsimit të lartë në vend – Musa Sabedini është kthyer në figurë kyçe të formimit të kuadrove të reja mediatike, duke kontribuar me njohuritë e tij të thella në fushat e etikës, gazetarisë online dhe të drejtës mediale.

Me ligjërata që nxisin reflektimin dhe debatin, ai ka ushqyer mendimin kritik dhe integritetin profesional tek studentët.

Autor i disa librave të rëndësishëm, ndër ta: “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale” (2025) – një traktat mbi rëndësinë jetike të etikës në gazetari;

“Gazetaria online në Kosovë dhe në rajon: Etika dhe sfidat e vetërregullimit” (2024) – një analizë thelbësore mbi gazetarinë digjitale;

“Mediet, etika, raportimet për situatat e ndjeshme, hetimet dhe nocionet juridike në gazetari” (2023) – një udhërrëfyes për gazetarinë e përgjegjshme në kushte të vështira.

Ai, është autor i mbi 12 punimeve shkencore të prezantuara në konferenca ndërkombëtare, dhe pjesëmarrës aktiv në seminare të OSBE-së, Qendrës për Trajnime Mediale, dhe institucione të tjera të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

Me mijëra artikuj, qindra debate të moderuara dhe mbi një dekadë përvojë në edukim universitar, Sabedini është simbol i sinqeritetit, profesionalizmit dhe qëndresës intelektuale, në një epokë sfiduese për median.

Në vitin 2000 themeloi Klubin e Gazetarëve “Beqir Musliu”, ku ka moderuar mbi 300 tryeza dhe debate publike, duke krijuar një platformë të rrallë për dialog dhe mendim të lirë në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë.

Profesor Sabedini, është gjithashtu themelues i Agjencisë Rajonale të Lajmeve “RajoniPress”, një medium që ka mbetur i përkushtuar ndaj gazetarisë etike dhe informimit të paanshëm.

I lindur në fshatin Stublinë të Gjilanit, Musa Sabedini është një emër që nuk i përket vetëm qytetit të tij apo Kosovës – por gjithë hapësirës shqiptare, që kërkon një media profesionale, të pavarur dhe me integritet.

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/usa-sadenin.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Parlamenti Evropian: Kosova reforma për t'iu afruar BE-së,kapitull të ri bisedimesh me Serbinë
Seanca e 3-të e Kuvendit Komunal të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration