Mbi 4900 viktima në Turqi dhe Siri, shpëtohen pas 28 orësh nëna me 3 fëmijë (video)
Rajoni dhe Politika

Mbi 4900 viktima në Turqi dhe Siri, shpëtohen pas 28 orësh nëna me 3 fëmijë (video)

07.Feb.2023 08:30
0

Vijon të rritet më tej bilanci i viktimave në Turqi dhe Siri si pasojë e dy tërmeteve shkatërrimtarë me magnitudë 7.8 dhe 7.5 Rihter që goditi zonën mes dy kufijve mëngjesin e së hënës.

Sipas të dhënave zyrtare në këto momente, mbi 4900 persona kanë humbur jetën nën rrënoja, pjesa më e madhe e të cilëve janë në qytetet juglindore të Turqisë.

Situata paraqitet tepër problematike dhe në spitale të cilët janë të tejmbushur me persona të lënduar, shumë prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autoritetet në Siri i frikësohen një bilanci më të rënduar, pasi në zonat që kontrollohen nga militantët dhe rebelët, ende nuk ka shkuar gjithë ndihma e nevojshme.

Ndërkohë në këto orë vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndonëse kanë kaluar plot 28 orë nga tërmeti i parë që i gjeti njerëzi në gjumë.

Një grua dhe 3 fëmijët e saj u nxorën gjallë nga shtëpia e tyre në Nizip të Gazintepit, në një zonë ku lëkundja sizmike ka shkatërruar pothuajse gjithçka.

Presidenti Erdogan ka shpallur 7 ditë zie në vend, ndërkohë që e gjithë bota është vetëofruar për të ndihmuar Turqinë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Erdogan të cilit i shprehu gatishmërinë e SHBA për të ofruar çdo mjet të nevojshmë për aleatin e saj në NATO për të përballuar këtë tragjedi.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/urqi-viktima.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Pasi Kurti e pranoi propozimin e BE-së, Lajçaku paralajmëron takime të niveleve të larta
Kamberi: Dorëzova propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration