Materniteti në Preshevë, do të fillojë të funksionoj pa miratimin e ministrisë (foto)
Lokale

Materniteti në Preshevë, do të fillojë të funksionoj pa miratimin e ministrisë (foto)

04.Jul.2014 18:03
0

Së shpejti do të hapet materniteti jashtë spitalor në Preshevë. Kjo është konfirmuar  në takimin  e sotëm mes kryetarit të komunës Ragmi Mustafa, drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit dhe ekipit të repartit të gjinekologjisë.

Më 30 mars ishte data kur duhej të hapej materniteti jashtë spitalor në Preshevë, por deri më tani në këtë objekt nuk ka lindur asnjë foshnje.

Materniteti i Preshevës duhet të vihet në funksion. Ishte ky epilogu i takimit të sotëm mes kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë Bujar Zylfiut dhe ekipit të repartit të gjinekologjisë.

Kryetari Mustafa tha se “Ministria e Shëndetësisë po hesht për një kohë të gjatë sepse në asnjë formë nuk është duke dhënë asnjë përgjigje”, raporton Titulli.

Ai bëri të ditur se pasi ende nuk ka përgjigje ata shqyrtuan mundësinë e funksionimit të maternitetit dhe si do të mund të zhvillohet puna në këtë objekt.

Drejtori Shtëpisë së Shëndetit tha se deri më tani Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë asnjë përgjigje për plotësimin e kuadrove, dhe për të mos pritur më gjatë ata sot kanë rënë dakord që materniteti të fillojë me punë së shpejti.

Dokumentacioni teknik i maternitetit ishte përpiluar në vitin 2010, ndërsa punimet patën filluar në vitin 2012.

Vlera e përgjithshme e maternitetit është 1,5 milionë euro. Projektin e maternitetit e ka mbështetur  Ministria Shëndetësisë, Trupi Koordinues, komuna e Preshevës, ndërsa një ndihmë e kanë dhënë edhe qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës./Titulli.com/

Poezitë e shkrimtarit Bilall Maliqi nga Presheva, përkthehen në Anglisht
Takimi Haxhinasto-Beqiri: Kërkohet eliminimi i pengesave për biznes Luginë-Shqipëri dhe anasjelltas
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration