Malësia e Bujanocit cakton datën për "Takimin e Vendlindjes"
Lokale

Malësia e Bujanocit cakton datën për "Takimin e Vendlindjes"

06.Jul.2014 16:50
0

Këshilli Organizues në dy mbledhjet e mbajtura ka caktuar 3 gushtin e këtij viti si datë për zhvillimin e takimit tradicionalë “Takimi i Vendlindjes-Zarbica 2014”.

Në njoftimin e organizatorëve të arritur në redaksinë e portalit informativ Titulli ndër të tjera thuhet se për këtë takim “ka qenë interesim i banorëve të shumtë të ndjekur e të shpërngulur nga fshatrat e Malësisë së Bujanocit: Zarbicë, Priboc, Novosellë, Suharrën, Ramabuqë, Çarr, Gjergjec  etj.”

Takimi tradicional sipas Këshillit organizues do të mbahet në fshatin Zarbicë, përderisa njëherit do të përkujdesen edhe për problemet që mund të paraqiten për banorët e këtyre trevave të cilët posedojnë dokumente të Kosovës e që për të ardhur në vendlindje duhet të kalojnë kufirin në Muhoc, për të cilat theksojnë se do të tejkalohen./Titulli.com/

*******************************************************************************************************************************************************************

KËSHILLI ORGANIZUES I TAKIMIT TË VENDLINDJES –ZARBICA 2014

 

N J   O   F   T   I   M

Duke pasur parasysh interesimin e banorëve të shumtë të ndjekur e të shpërngulur nga fshatrat e Malësisë së  Bujanocit: Zarbicë, Priboc, Novosellë, Suharrën, Ramabuqë, Qarr, Gjergjec  etj., këto ditë, nga përfaqësues të këtyre fshatrave, është formuar Këshilli Organizues për mbajtjen e Takimeve të Vendlindjes në fshatin Zarbicë. 

Ky Këshill Organizues  ka filluar punën në përgatitjen e këtij takimi duke formuar edhe grupet punuese  për veprimtaritë që do të organizohen në këtë takim të Vendlindjes.

Pengesat e qarkullimit të lirë që janë paraqitur kohë pas kohe në kalimin e kufirit në pikën kufitare në Muhoc, për disa banorë të fshatrave të Malësisë me dokumente të Kosovës, besojmë se janë të tejkaluara dhe jemi të bindur se ky takim i Vendlindjes në fshatin Zarbicë  do të jetë një nga takimet  më  të organizuara dhe më madhështore deri më tash. 

Në dy mbledhjet e mbajtura nga Këshilli Organizues për “Takimin e Vendlindjes – Zarbica 2014”, përveç tjerash është vendosur që, takimi  të mbahet, më 03. 08. 2014 në fshatin Zarbicë.

 

Për punën dhe mbarëvajtjen e Takimit të Vendlindjes, Këshilli Organizues do ta njoftojë  opinionin  publik në vazhdimësi. 

 

 

Gjilan, 06. 07. 2014                                          Sektori për Informim i

                                                                        Këshillit  Organizues

                                                           “Takimit të Vendlindjes-Zarbica 2014”

 

 

 

 

Dheu i Bardhë: Arrestohet nga Policia, ishte në kërkim
"Dituria" organizon turnir humanitar në futboll të vogël
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration