Lustrimi historik i figurave preshevare !?
Vështrime

Lustrimi historik i figurave preshevare !?

16.Oct.2012 18:48
0

Ndërmjet prof. Ibahim Kelmendit dhe Abdulla Krashnicës

Në pas’socializëm përditshmëria e temave të cilat po na imponojn debatet shoqërore e politike në letrat shqipe janë të shumta, por më e rëndësishmja e cila mund të klasifikohet si tema e madhe e tranzicionit është lustrimi histriografik i historisë, figurave, ngjarjeve, fenomeneve, dhe cështjeve tjera historike- një temë e nxehtë tranzicioni pas’komunist që po zgjatet shumë! Të mos harrojm se kjo epokë tranzicionale të cilën jemi duke e kaluar ka të bëjë me të gjithë tematologjin njerëzore, në vlimin e të cilës duhe të kalojm dhe patjetër e kemi edhe të “digjemi nga pak”, sepse nuk bënë dot! Nga Shkodran Ismaili Duhet të jetë e natyrshme kjo, pasi ka të bëjë me sfidat e pas’socializmit, demokratizimit, integrimeve gjithëshqiptare, atyre evro-atlantike, rikthimit të nacionalizmit dhe religjionit në komunitet e popujt e ballkanit, dhe shumë tema tjera të epokës tonë! Te shumë popuj të botës ka ndodhur dhe ndodh që në vend të merituar të një figure të rëndësishme të vlerësohet e radhitet një tjetër, si refleksion i faktorëve të ndryshëm: duke filluar nga sistemi në fuqi, nga mosndricimi i fekteve dhe memoarëve të mjaftueshme për ato figura, nga politizimi i skajshëm i cdo gjëje, ndikimi politik, indoktrinimi etj. Është e rëndësishme që memoaret e një populli, të bëmat dhe veprimtaria e tij, sidomos në përvjetor lindjesh e vdekjesh dhe sidomos në shënimin e ngjarjeve madhore kombëtare sic është tashmë njëqindë vjetori i pavarësisë së Shqipëtarëve të vlerësohen drejt, sepse në brezat e ardhshëm krijojnë traditë e normativë kulturore të cilat do të reflektojn patjetër. Shoqata për Trashëgimi e Krijimtari Kulturore në Luginë të Preshevës tashmë është duke bërë një rrugëtim të mbarë në cështjet e trashëgimis së kulturës shpirtërore e materiale në këtë hapësirë, të shenimit të datave të rëndësishme të memories tonë, të ngritjes së iniciativave të studimit të trashëgimis nga shumë lëmenj sic janë folklori, tradita, zakoni, letërsia gojore dhe ajo e shkruar e shumë e shumë cështje tjera. Veprimtaria e saj është për tu përshëndetuar, sepse ka përmbushur një zbrazëtirë në fusha të rëndësishme të trashëgimisë, sidomos në mugesë të ndonjë institucioni më të lartë akademik në Luginë të Preshevës. Tjetër cështje është se kjo Shoqatë sa ka kuadro intelektual të profileve të ndryshme, të rregullt dhe të jashtëm të cilët mund të punojn në këtë drejtim, kuadër ligjor, infrastruktur programore dhe shumë të tjera- cështje të cilat i japin kompetencë autoritative për të tilla ndërmarje të kulturës tonë. Memoaristika Preshevare në historiografin shqiptare Presheva me rrethinë në aktivitetin kombëtare ka zënë dhe zë një nam të madh, ka patur dhe ka njerëz të rëndësishëm. Në të kaluarën dhe sot kishte mjaft veprimtar të dalluar që me të vërtetë lanë gjurmë në histori, mirëpo trashëgimia e tyre nga ish sistemi nuk është vlerësuar,  është mbajtur larg publikut dhe ndrydhur, sikur në të gjitha hapësirat tona shqiptare! Duke marë shkas nga organizimet që po ndodhin në të gjithë tokën shqiptare në  nderim të shënimit, historizimit, dhe përkujtimit të kësaj ngjarje madhore të njëqindëvjetorit të pavarësisë kombëtare, Shoqata për Trashëgimi organizon një simpozium: pra një Akademi përkujtimore për veprimtarin Abdulla Krashnica në Preshevë,  gjithashtu edhe në Bujanoc për Muharrem Kadriun një veprimtar e figurë historike, dhe një në Medvegjë të cilën e kanë lënë të hapur se për cfarë figure mund të flitet. Në këtë vazhdë do të organizohet edhe një tryezë shkencore me temën “Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në lëvizjen shqiptare gjatë historisë” dhe aktivitete tjera të rëndësishme, në Nëntorin e Pavarësisë.   Shekulli i pavarësisë në Preshevë Ndërmjet Prof. Ibahim Kelmendit dhe Abdulla Krashnicës! Në trashëgimin e kulturës shqiptare në Luginë të Preshevës apo në Kosovë Lindore ka mjaft figura, ama prof. Ibrahim Kelmendi është shumë i rëndësishëm. Shkolla fillore e qytetit, njëra ndër shkollat e arsimit fillor më të mëdha në ish Jugosllavi dhe tash edhe në Serbi, e mbingrakuar me mbi 2500 nxënës, që mbante emrin e ditës së clirimit të rajonit nga fashizmi dhe triumfin e komunizmit socialist më 15 Nëntorë1945, tashmë falënderuar demokracis qytetare dhe qverisjes komunale e gëzon emrin e prof. Ibrahim Kelmendit, një intelektuali atdhedashës e veprimtari të pamposhtur të cështjes shqiptare. Akademi përkujtimore apo cmim kombëtar?! Në këtë përvjetorë të pavarësis shqiptare, është e udhës , të tilla organizime ti nxjerrin në pah këto figura. Shënimi e përkujtimi me një Akademi solemne i veprimtaris së veprimtarit Abdulla Krashnica para prof. Ibrahim Kelmendit është antihistorizëm dhe vlerësim jo i drejtë për këtë mëvetësi autoktone-kombëtare e politike. Krashnica në esencë ka qenë një institucion konsensusi/kompromisi për qenien tonë etnike dhe zhvillimin evolutiv të organizimit të saj drejt një etniciteti kombëtar pikërisht në kohën më të ndieshme për Kosovën Lindore. Në të kundërtën bashkëkohësi i tij Kelmendi si në zhvillimet qendrore esenciale si në ato periferike joesenciale,  ka qenë një kryenec, i pamposhtur , i pakompromis dhe konsensuse për qenien shqiptare këtu. Njëri nga udhëheqësit e Ballit për Anamoravë, më i arsimuari në kohën e tij dhe njohës i fortë i disa gjuhëve të huaja, i shkolluar në Medresen e Shkupit, që më vonë filloi studimet e historis në Beograd mandej fitoi një bursë studimi në Peruxha të Italisë ku u përzu për antifashizmin e tij e mezi diplomoi në Zagreb nga përndjekjet shantazhët dhe maltretimet. Larues i skutave të historis dhe njëri ndër shtyllat e cështjes kombëtare , i anatemuar nga ish regjimi dhe antifshist i rreptë, i larguar nga vendlindja dhe i përndjekur me të gjitha metodat më cnjërëzore sa që vdiq në Australin e largët-ishte për pesëdhjetë vite i harruar larg këngëve tona rinore, i shpallur si armiku i komunizmit jugosllav dhe jugosllavizimit e bashkim vëllazërimit sllavo-shqiptarë. Autorë i shumë veprave, disa në dorëshkrim dhe disa të botuara në shumë gjuhë akademike të kohës. Vetëm me përpjekjen e shumë dashamirësve e familjarëve të tij para pak viteve e panë dritën e botimit disa nga ato: “ Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë”, “Ilirët në parahistori” dhe “ Prej Mytheve deri në Butrint”. Nuk e kam përjetuar kohën e komunizmit marksist sepse Zoti ka dashur të jam lindur në fillesat e rënies së tij, dhe arsimimit fillor i’a nisa në hyrjen e demokracis tranzicionale. Mirëpo nga klasa e parë fillore më kujtohet një refren “kënge rinore” të kënduar për Abdulla Krashnicën: “ Abdulla Krashnica e Selami Hallaci, trima Preshevarë e trima Kosovarë” refren kenge që me ëndje e këndonim në njomësin e fëmijëris jodjallëzore, pa mos e ditur se Presheva ka patur një prof. Ibrahim Kelmend që ju kishte haruar emri fare! Duke dashur si gjihmon të jam konstruktiv në cështjen në fjalë, e them me plotë gojë se Shoqata për Trashëgimi ose duhet ta tërhjekë vendimin për Akademin Përkujtimore për Abdulla Krashnicën në këtë shekullë pavarësie kombëtare, ose në të kundërtën ta themelon së bashku me Komunën një cmim -Institucioni Kombëtar prof. Ibrahim Kelmendi dhe një Akademi për ketë fugirë që ta dekoron me këtë edhe Abdulla Krashnicën dhe shumë tjerë, sepse ai është më meritori. Në të kundërtën do të prodhonim antivlera dhe këtë figurë do ta degradonim deri në masën e paparë në këtë datë të madhe historike. E rëndësishme është rreshtimi historik!? Se në cfarë dimensioni do të rreshtohesh historia do të inercon në këtë drejtim dhe do të shpie në një figurë të lavdishme apo jo, andaj të rreshtohemi dhe drejtohemi në dimensionet e duhura. Rrugëtimi nuk është shumë i varur nga ne, ai vazhdon qoftë dhe me ngadalësin e breshkës, por e rëndësishme duhet të jetë që je në udhën e duhur, ke një objektiv të saktë e të qartë!  (Autori është nga Presheva)copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/shkodran-ismaili.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Anamarova e harruar nga institucionet e Kosovës
Perceptimi Shqiptarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration