Lugina feston me ngritje të flamujve në institucione (foto & video)
Lokale

Lugina feston me ngritje të flamujve në institucione (foto & video)

28.Nov.2014 15:04
0

Në Luginë të Preshevës 28 Nëntori është shënuar me vendosjen e flamujve kombëtar në godinat e institucioneve në Bujanoc e Preshevë.

Kryetari i sapo zgjedhur i Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu, në ballkonin e këtij institucioni sot vendosi flamurin kombëtar në prani të dy kryetarëve të komunave Preshevë e Bujanoc.

“Sfida më e madhe është tani që shqiptarët të drejtohen, unifikohen në rrugën e drejtë e të mirë, drejt Tiranës e Prishtinës. Për këtë koalicioni ka marrë një obligim dhe kemi parimet për të nderuar ushtarët të cilët luftuan për të qenë vetëvendosës në Luginë të Preshevës, për të nderuar referendumin e vitit 1992, për të drejta dhe tekste mësimore që vijnë nga Tirana e Prishtina, si dhe valimi i simbolit kombëtar siç po valon sot në Bujanoc pasi nuk ka kompromis”, u shpreh Musliu para gazetarëve.

 

Ai duke uruar qytetarët për këtë ditë, ritheksoi qëndrimin e tij për bashkim me Kosovën dhe Shqipërinë.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa tha se kjo është një ditë me rëndësi për shqiptarët pasi po shënohet dita e simbolit kombëtar dhe 102 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

“Çdo shqiptar, kudo që gjendet ai sot, me dinjitet dhe me një dashuri të madhe shënon ditën e flamurit kombëtar, sepse edhe ne këtu jemi shqiptar, duke merituar që këtë ditë ta shënojë dhe festojë duke u ndjerë i gëzuar se është shqiptar”, tha kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, raporton portali informativ Titull.com.

Mustafa, kërkoi nga institucionet shtetërore të lejohet përdorimi zyrtar i flamurit kombëtar si simbol identifikues për shqiptarët e Luginës, për çka kërkoi edhe ndihmën e faktorit ndërkombëtar.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, duke i dëshiruar punë të mbarë anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar Shqiptar për punën në të ardhmen, uroi edhe shqiptarët për festën gjithëkombëtare.

“Shfrytëzojë nga rasti që të gjithë shqiptarëve, para së gjithash Qeverisë Shqiptare, Kosovare, shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Maqedonisë si dhe shqiptarëve në tërë rruzullin tokësor t’i urojë këtë ditë të bekuar dhe dhashtë Zoti që festat tjera t’i festojmë me një atmosferë edhe më të mirë”, u shpreh i pari i Komunës së Bujanocit.

Arifi më pas ngriti flamurin në ndërtesën e Komunës së Bujanocit.

 

Dita e flamurit dhe 102 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë u shënua edhe me program kulturor të mbajtur në shtëpinë e kulturës në Preshevë e Bujanoc./Titulli.com/

 

PVD në Bujanoc shënon ditën e pavarësisë së Shqipërisë
Djali i Jonuz Musliut i ikën sërish Policisë së Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration