Lugina e goditur nga koalicioni qeverisës me Listën Srpska
Lokale

Lugina e goditur nga koalicioni qeverisës me Listën Srpska

11.Dec.2014 21:09
0
Marrëveshja e nënshkruar e koalicionit qeverisës me listën Serbe ka prekur qytetarët e Luginës së Preshevës.

Gani Krasniqi, i dëbuar nga Lugina e Preshevës, jeton në Kosovë që nga viti ‘85 dhe ende nuk gëzon të drejtat si qytetar i këtij vendi. Ai tregon se bashkëvendësit e tij gjenden në një pozitë shumë të vështirë tash e sa vjet, pasi këtu ku jetojnë nuk merren parasysh për lehtësim të kushteve të jetesës, derisa nuk kanë ku të kthehen nga atje ku kanë ikur, raporton KTV.

Ndërsa plotësimi i kushteve të komunitetit serb në Kosovë brenda natës është absurditet për kryetarin e lëvizjes “Vatra”, Sejdullah Kadriu.

Më kritikët për këtë çështje janë analistët në vend. Madje, ata kanë pak shpresa se do të zbatohet rezoluta e miratuar që nga qershori i vitit të kaluar për qytetarët e luginës së Preshevës.

Por, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se beson se qeveria e re do të fillojë së implementuari Rezolutën për Kosovën Lindore.

E megjithëse Haziri konsideron se në nivel lokal komuna po kujdeset për këta qytetarë, ende nuk është hapur zyra për qytetarët e Luginës, për të cilën kanë kaluar edhe afatet ligjore.

Hakerët në Serbi vjedhin të dhënat personale, viktimë mund të jeni edhe ju!
Skuadra franceze Metz interesohet për Fejzullahun
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration